Firmoset kontrata për Rrugën e Arbrit

Postuar në 05 Shkurt, 2018 12:46

Merr udhë një prej projekteve më të diskutueshme të Infrastrukturës, i cili do të realizohet nga një kompani shqiptare përmes partneritetit publik privat. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka firmosur kontratën e koncesionit për rrugën e Arbrit,  pas përfundimit të procesit të negociatave me kompaninë “Gjoka Konstruksion.

“Është një vepër që do të kushtojë 240 milion euro dhe në këtë kontratë ne kemi parashikuar që shteti do të marrë përsipër të likujdojë kontraktorin brenda një periudhe 13 vjeçare. Kontraktori do të marrë përsipër të ndërtojë rrugën në fillim me shpenzimet e tij dhe mirëmbajtjen e kësaj rruge gjatë gjithë periudhës së koncesionit”, theksoi Gjiknuri.
Spas ministrit, Rruga e Arbrit do të jetë nga pikëpamja inxhinierike, një nga veprat më të realizuara në Shqipëri. Duke sqaruar se kjo është eksperienca e parë e firmosjes së një kontrate të tillë, Gjiknuri sqaroi se do të vazhdohet edhe me projektet e tjera të mëtejshme të Partneritetit Publik-Privat.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.