Orë të vështira për LSI-në, Haxhinasto ndjek gjyqin e vartësve

Postuar në 04 Shkurt, 2018 12:48

Dalja përpara Gjykatës për t'u njohur me masën e sigurisë e ish-zyrtarëve të LSI-së, të arrestuar pak ditë më parë për shpërdorime në projektet e rrugëve u shoqërua me tension. Në seancë ishte i pranishëm edhe ish-ministri i Translorteve, Edmond Haxhinasto, 
Artan Hajdari dhe Neshat Fana, avokatët mbrojtës të Xhikës dhe Tomës kundërshtuan arrestimin dhe kërkuan përjashtim e gjyqtares nga procesi. Avokati i Andi Tomës theksoi se kontrolli i banesës së klientit të tij është bërë në orë të vota të natës. “Banesa është e shenjtë, s’mund të ketë kontroll pas orës 20:00. Policia ka terrorizuar familjen, kontrolli i banesës natën”.
Në debate u përfshi edhe prokurorja Armanda Xhaferri e cila akuzoi avokatët mbrojtës se duan të bllokojnë procesin. “Kërkesa për përjashtim për të penguar procesin”, tha Xhaferri. Pas debateve për përjashtimin e gjyqtares, seanca u ndërpre për të marrë në shqyrtim këtë kërkesë të avokatëve mbrojtës Hajdari dhe Fana.

Prokuroria e Elbasanit urdhëroi arrestimin e ish-drejtorit të Përgjithshëm të rrugëve Dashamir Xhika, pas abuzimeve që janë konstatuar në procedurat tenderuese dhe mbikëqyrëse në ndërtimin e rrugës Elbasan-Gjinar, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 5.3 miliard lekë.

Procedurat për ndërtimin e kësaj rruge kanë nisur që në vitin 2009 kur në krye të Drejtorisë së Rrugëve ishte Andi Toma, ndërsa në vitin 2015 është tenderuar gjithashtu rikonstruksioni i rrugës i cili nuk u realizua kurrë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.