Garë e re SHBA-Rusi për armët bërthamore

Postuar në 04 Shkurt, 2018 12:58

Disa media në SHBA i kanë kushtuar vëmendje publikimit të një raporti të administratës Trump mbi gjendjen e kapaciteteve ushtarake bërthamore të vendit. Raporti siç thuhet parashtron nevojën e përmirësimit të kapaciteteve duke marrë shkas nga rritja e aftësisë ushtarake të rivalëve kryeorë të SHBA-së siç përcaktohen nga doktrina e re për sigurinë kombëtare publikuar edhe kjo në fund të vitit të shkuar.

Rand Corporation raporton se mes radhëve të raportit të administratës për armët bërthamore, bie në sy vlerësimi dhe evidentimi i një arme misterioze që disponohet nga Rusia, e quajtur Status 6 dhe që nga specialsitët amerikanë përkufizohet si një “silur nënujor autonom ndërkontinental me mbushje dhe shtytje bërthamore”.

Edëard Geist, një ekspert sigurie në RC, hedh idenë se Status-6, apo arma ruse e Ditës së Fundit, presupozon se ajo krijon një zonë të gjerë kontaminimit radiologjik. Sipas këtij eksperti bomba në fjalë, që quhet edhe bombë me kobalt, ka avantazhe strategjike shumë më të mëdha sesa bomba termobërthamore, pasi me kontaminimin e lart dhe të vazhduar e detyron kundërshtarin të braktisë territorin e goditjes.

Rrezja e goditjes së kësaj arme do të ishte shkatërrimi total apo thuajse total i një metropolis. Shfaqja e parë publike e Status-6, Sistemit Oqeanik të Shumëfishtë ishte në vitin 2015 gjatë një vizite t Putin në Sochi.

Sipas projektit që është prezantuar në atë kohë, Status-6 ka gjatësi sa 1/3 e një nëndetëseje. Ajo mund të lundrojë nën ujë për vite pa patrur nevojë të dalë në sipërfaqe, ka mbushje bërthamore disa dhjetëra megaton dhe përdorimi i saj konsiderohet se do të bëhet në rast se Rusia nuk do të jetë në gjendje që të kundërpërgjigjet ndaj një sulmi bërthamor amerikan me raketa.

Ka megjithatë disa aludime me karakter politik që lidhen me Status-6. Së pari ideja se ajo është një pamje e rreme, është rrëzuar pasi në çdo rast, ekspertët mendojnë se Rusia është duke përgatitur diçka. Pra nuk është vetëm një mesazh paralajmërues për Perëndimin.

Nga ana tjetër, analiza e Status-6 dhe përmendja e saj në një raport publik të administratës mendohet se justifikon ambicien e saj për të përmirësuar arsenalin bërthamor.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.