Treshja e UÇK-së tërhiqet

Postuar në 03 Shkurt, 2018 10:51

Gazeta Zëri në Kosovë shkruan sot se tre liderët politikë të ardhur nga radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, presidenti Thaçi, kryeministri Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit Veseli janë tërhequr përfundimisht nga iniciativa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale firmosur pak javë më parë nga 43 deputetë të Kuvendit

“Gjykata Speciale nuk mund të shfuqizohet dhe nuk do të shfuqizohet”-raportohet të ketë thënë Presidenti Hashim Thaçi.  Edhe në kabinetin qeveritar thonë se kryeministri Haradinaj nuk do të këmbëngulë në shfuqizimin e Gjykatës Speciale. “Kryeministri Haradinaj ka pozicionin e tij politik në lidhje me Gjykatën Speciale, i cili është shprehur publikisht edhe gjatë kohës sa ka qenë në opozitë”-raportohet të ketë thënë zyra për shtyp e tij.

Presioni ndërkombëtar dhe sidomos ai amerikan ka qenë i madh kundër nismës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, e cila do të hetojë krimet e luftës në Kosovë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.