Ahmeti: Nëse çështja e emrit nuk zgjidhet, gjërat mund të shkojnë shumë keq për të gjithë

Postuar në 03 Shkurt, 2018 12:23

Në diskutimin për emrin e Maqedonisë ka ndërhyrë së fundmi edhe kreu I BDI-së, Ali Ahmeti, i cili është në pushtet në koalicion me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev. Në një intervistë për gazetën konservatore greke “Kathimerini”, Ahmeti siguron palën greke se “vendi ynë nuk ndonjë pretendim territorial ndaj Greqisë”, me ç’rast sipas tij, Athina duhet të marrë një tjetër qëndrim.

Nëse gjërat shkojnë keq për ne, atëherë është e qartë se do të ketë pasoja për Athinën dhe mundet që ambiciet e së shkuarës të qarqeve të caktuara të vjetra që kanë ide për ndarje dhe kufij të rinjë në Ballkan të rindizen. Mendoj se kjo do të ishte shumë e rrezikshme për të gjithë ne”, është shprehur Ahmeti.

Duket se një ndër këta përfaqësues është edhe presidenti Ivanov, që sipas kreut të partisë shqiptare, “humbi një mundësi të shkëlqyer për të përmirësuar imazhin e tij mes shqiptarëve”.

Ahmeti ka shtuar se shpreson që Ivanov nuk do të ketë të njëjtën qasje edhe për çështje shumë serioze si ajo e emrit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.