ShBA, fillojnë hetimet për kontratën e Rapiscanit në Shqipëri

Postuar në 02 Shkurt, 2018 09:49

Kompania amerikane OSIS, njoftoi të enjten se Komisioni i Shkëmbimit të Aksioneve në Bursë (SEC) ka filluar hetimet ndaj saj lidhur me dyshimet për shkelje të ligjit që i ndalon ushtrimin e praktikave të biznesit duke korruptuar zyrtarë të huaj.

(SEC është një agjenci e pavarur federale, detyra e së cilës është të mbrojë investitorët dhe të sigurojë funksionimin e drejtë dhe të rregullt të tregjeve të aksioneve (bursave). SEC është krijuar nga Kongresi në vitin 1934 si agjencia e parë rregullatore e qeverisë federale për tregjet e aksioneve. SEC nxit transparencën e firmave dhe mbron investitorët ndaj praktikave mashtruese në bursa.)

Kompania po ashtu bëri të ditur se Departamenti i Drejtësisë, përmes zyrës së Prokurorit Federal të Distriktit Qendror të Kalifornisë ka kërkuar informacione nëse OSIS i është përmbajtur ligjit që ndalon praktikat korruptive.

Firma OSIS bëri të ditur se agjencitë federale po hetojnë bazuar mbi raportin e firmës investuese Muddy Waters, që e akuzon kompaninë për pagim ryshfetesh zyrtarëve shqiptarë për konçesionin që ka fituar në këtë vend.

OSIS e bëri publik njoftimin për hetimet të enjten, gjatë dhënies së informaconit për gjendjen financiare të kompanisë. Çmimi i aksioneve të saj ra menjëherë ndjeshëm me rreth 20% pas mbylljes së bursës. Në Shqipëri OSIS vepron përmes firmës Rapiscan.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Carson Bloc, drejtori i firmës investuese Muddy Waters dhe autori i raportit që ngre akuzën se OSIS e ka fituar kontratën konçesionare në Shqipëri përmes korrupsionit, i tha Zërit të Amerikës se në bazë të hetimeve të saj, kontrata konçesionare me Shqipërinë, që kapte një vlerë prej 150 - 250 milionë dollarë, ishte siguruar duke e shitur gjysmën e vlerës së kontratës, 49% të saj, për vetëm 4.5 dollarë, tek një kompani shqiptare, ICMS, gjoja për kontributin e saj, kryesisht në ndërtim, për aktivitetet e kompanisë.

Historiku i konçesionit në Shqipëri fillon në vitin 2013. Në atë kohë qeveria e Shqipërisë miraton një kontratë konçesionare me vlerë deri në 250 milionë dollarë për skanimin e kontenierëve. Firma fituese e kontratës është kompania amerikane Rapiscan, degë e firmës “OSI Systems”, ose OSIS, sipas inicialeve të tregëtimit në bursë.

Në Shqipëri, Rapiscani, është regjistruar me emrin S2 Albania. Por vetëm disa muaj pas nënshkrimit të konktratës, Rapiscani, ose S2 Albania, i kalon 49 për qind të kuotave, një firme shqiptare të njohur me inicialet ICMS, në pronësi të Olti Peçinit, me profesion mjek. Partneriteti, në bazë të ligjeve këtu në Shtetet e Bashkura, duhej të pasqyrohej në dokumentet financiare të firmës OSIS, si një kompani që shkëmbehet në bursë.

Kontrata u kritikua në Shqipëri si nga biznesi për tarifat e larta për skanimin e ngarkesave, por edhe nga opozita e asaj kohe. Kjo tërhoqi vëmendjen e firmës investuese Muddy Waters Research, e cila filloi hetimet e veta dhe zbuloi se firma OSIS e kishte mbajtur të fshehtë kalimin e 49 për qindësisht tek firma ICMS dhe për më tepër, ky 49 përqindësh, me një vlerë mbi 100 milionë dollarë, ishte blerë për vetëm 4 dollarë e gjysmë.

Pas hetimeve të mëtejshme, Muddy Waters, në një raport të botuar javën e kaluar, arrin në përfundimin se firma OSIS e ka fituar kontratën në Shqipëri përmes korrupsionit, duke u dhënë ryshfet zyrtarëve shqiptarë.

Zëri i Amerikës

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.