Rama mbron marrëveshjen e detit: "334 miljet(e humbura) të paktit të parë ishin opinion"

Postuar në 02 Shkurt, 2018 02:13

Teksa qeveria dukej disi e hutuar nga reaksioni që krijoi deklarata e ministrit të Jashtëm, grek Nikos Kotzias për njohjen nga Shqipëria të së drejtës nga Greqisë për të shpallur deklarimin e ujërave territoriale në 12 milje, kryeministri Rama ka mbrojtur marrëveshjen dhe parimin mbi të cilën ajo është ngritur. 
Ç’ka po ndodh është himni më solemn i marrëzisë. E bazuar në faktin që jo vetëm ka një injorancë të madhe, por dhe një nevojë që të kapet pas një fjale, në fakt korrkete nga ana e ministrit të jashtëm grek. Ministri i jashtëm grek ka konfirmuar ç’ka është e shkruar në nenin 3 të Konventës së Detit. Parimi i 12 miljeve është parim i konventes. 12 miljet janë edhe sot. 12 miljet Shqipëria i ka regjistruar në OKB që në vitin 1992.
Ai nuk ka thënë që ne do të zgjerohemi në 12 milje, por jemi bazuar në parimin e  12 miljeve. Ne do të marrim për bazë parimin e barazlargësisë duke e axhustruar sipas rastit"-
deklaroi Rama për Real Story.

Po kështu Rama ka deklaruar se për sa i përket marrëveshjes së parë dhe përmirësimit të saj në përmbajtje, 334 miljet katrore që u tha se Shqipëria i humbte, ishin një opinion dhe se Gjykata Kushtetuese nuk flet në asnjë moment për një sipërfaqe të tillë. 

Por kryeministri ishte i paqartë kur u pyet për çështjen çame duke thënë se ajo është ende në negociim dhe se qeveria do të punojë për rikthimin e të drejtave të tyre. Rolet në raport me këtë histori kanë ndryshuar që nga 2009. Kësaj radhe është ish-kryeministri Berisha, njeriu që firmosi marrëveshjen e vitit 2009 që thotë se marrëveshja e re me Greqinë do kalojë mbi trupat e opozitës. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.