Për ata që duan të kuptojnë marrëveshjen e detit me Greqinë...

Postuar në 01 Shkurt, 2018 21:57

Sot në emisionin “Opinion” në Tv Klan, që cilësohet si më i ndjekuri dhe më me ndikim në mediat televizive, po zhvillohet “debat” për marrëveshjen e detit me Greqinë. Si për të përligjur seriozitetin e emisionit, që duket se shkon në përpjestim me synimet e organizatorëve, në studio ishin ftuar për të folur, Elisa Spiropali, Mesila Doda, Gent Strazimiri, Panajot Barka dhe Mustafa Nano. 

13 minutat e para foli vetëm moderatori Blendi Fevziu. Që i nisi pyetjet me deklarimin se Shqipëria ka falur 12 milje det. Duke luajtur naivin, çka nuk i lejohet një moderatori, z. Fevziu ka kërkuar të ndezë emocionet e një audience që më së shumti keqinfomohet në vijimësi. 

Në intervistën e tri ditëve më parë me ministrin e Jashtëm, z. Fevziu nuk këmbënguli për 12 miljet duke kaluar në pikën e dobët të negociatave, çështjen çame. 

Mund të pyetet: kujt i flet dhe çfarë mund të thotë Elisa Spiropali për marrëveshjen e detit kur shqetësimi është i karakterit teknik? Po Mesila Doda?

Me siguri që u flasin partive të veta dhe të njohurve. Askujt tjetër. Por kjo është papërgjegjësi e tyre që përdorin veten për të folur për çështje ku duhet të heshtnin dhe përgjegjësi e emisionit që në vend se të zbardhë çështjen, pëpiqet të helmojë opinionin. Një keqbesim ndaj opinionit publik që thjesht po përdoret keq dhe për lojëra të ditës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.