Në pranga njeriu i Ilir Metës

Postuar në 02 Shkurt, 2018 01:32

Prangat e para për një zyrtar të rëndësishëm, por jo të rangut të lartë i janë vënë një njeriu të LSI-së. Bëhet fjalë për ish-drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika. Arrestimi u bë me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pas një hetimi që lidhej me rregullshmërinë e ndjekjes së kontaratave për ndërtimin e aksit Tiranë-Elbasan. Xhika u kallzua penalisht nga ministri i Infratrukturës Damian, Gjiknuri i cili urdhëroi një audit të Brendshëm për abuzimet me ndërtimin e aksit Tiranë-Elbasan.

Përmes kallzimit kërkohet fillimi i ndjekjes pnale ndaj personave të kallzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”,  kryer veçmas dhe në bashkëpunim me persona të tjerë,

Në pranga u vunë edhe Aksel Qurduka, ish-drejtor i Njësisë së Menaxhimit  të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan dhe Albens Alite, Drejtori i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan.

Xhika është kali i parë i ngrënë nga  PS në betejën e shahut politik me LSI-në dhe me gjasë një paralajmërim pwr ish-ministrin, Edmond Haxhinasto, i cili po ashtu është akuzuar publikisht nga Gjiknuri për abuzime me rrugën Tiranë-Elbasan. 

Arrestimi i Xhikës vjen në një kohë kur tensionet politike janë të larta dhe kur LSI akuzon Zotin Rama se do të marrë kostot e tij për prekjen e interesave dhe njerëzve të LSI-së. Një goditje e madhe morale për partinë e Ilir Metës, që tashmë ka armik edhe frikën dhe mund të humbasë qetësinë dhe dashurinë e kohëve të pushtetit. Në siklet duket edhe PD, e cila nga njëri anë kërkon luftë kundër korrupsionit, por nga ana tjetër kur kjo njolloset aleati e saj, njolloset edhe fronti i ri opozitar. 

Comments

Submitted by A (not verified) on

Iliri Meta është nxënësi më i shkëlqyer i politikës shqiptare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.