FBI ka përgjuar Trump

Postuar në 02 Shkurt, 2018 23:16

Donald Trump përplaset me FBI rreth përgjimeve në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Demokratët në Kongresi Amerikan  dorëzuan një memorandum, përmes së të cilit akuzohet FBI se ka abuzuar me ligjin duke hetuar fushatën presidenciale të Donald Trump, me qëllim favorizimin e demokratëve të Hillari Klintonit.

Sipas kësaj dosjeje, hetuesit federalë kanë spiunuar ndihmësit e Trump. Kontaktet e Donald Trump me Rusinë ishin  argumenti kryesor i kërkesës së Policisë Federale për të marrë leje për përgjimin e këshilltarit të Presidentit Presidentit. Sipas katër faqeve të memorandumit, zëvendës drejtor i FBI-së, Andrew Makeimp  në dëshminë në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit tha se nuk do të kërkonte miratimin e një mandati përgjimi për këshilltarin e Trump pa informatat e referuara në dosjen e policisë federale.

Makeimp dha dorëheqjen këtë javë, pasi u akuzua nga Presidenti Trump për njëanshmëri kundër tij. Përpara publikimit të këtyre dosjeve, presidenti amerikan tha se demokratët duhet të turpërohen për përdorimin politik të FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë. FBI i mohoi këto akuza, duke thënë se ato janë nxjerrë nga konteksti thelbësor.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.