Kopac akuza Çelës: Ka zvarritur ndarjen e OSHEE-së

Postuar në 31 Janar, 2018 16:34

Vetë Ali, vetë Kadi. Kështu mund të përkufizohet drejtimi i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë nga Ardian Çela, i cili jo vetëm që nuk ka përmbushur një prej kërkesave kryesore të Sekretariatit Komunitetit të Energjisë në Vienë, por refuzon të kthejë përgjigje përse ka zvarritur ndarjen e OSHEE-së në dy ndërmarrje.  

Drejtor Ekzekutiv i Sekretariatit, Janez Kopac tha gjatë raportimit në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese se OSHEE është mbrapa si me anën ligjore të ndarjes së saj, ashtu dhe me atë praktike, ndërsa nga e sektretariatit ka patur një pritje të mjaftueshme që proçesi të ishte finalizuar.

“Ështe nje leter e hapur ku pershkruajme se nuk jemi dakord me diçka që ne kërkojmë dhe duam një përgjigje nga enti përkatës. Në këtë pikë nuk jemi të kënaqur dhe besojmë në një zgjidhje të përbashkët. Ne kemi bashkëpunim të shkëlqyer dhe nuk duam të përfundojë një thyerje”- theksoi Kopac.

Për këtë ngërç Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në Vienë i ka nisur edhe një letër të hapur qeveroisë shqiptare për vonesën ne ndarjen e operatorit të shpërndarjes së energjisë në dy ndërmarrje. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë është në qendër të kritikave edhe nga Banka Botërore për nivelin e humbjeve.

Shumë shpejt pritet publikimi i skandaleve me mbifaturimet e OSHEE, ku abonentët janë gjobitur  me urdhër të brendshëm sipas një skeme abizive dhe antiligjore për të kompesuar humbjet. Ky skandal vjen i dokumentuar përmes dëshmive edhe shkresave që vërtetojnë këtë vjedhje masive të OSHEE-së  që sipas gjasave do të jetë objekt i një hetimi penal.

Kreu i ketij institucioni, Ardian Çela eshte njeriu i besuar i kryeministrit dhe ne te dyja rastet, si ne raportet me Sekretariatin e Komunitetit të Energjise ashtu dhe me shkeljet ne mbifarurime dhe emërime implikohet drejtërdrejt qeveria dhe kreu i saj. Abuzimet dyshohet se janë ne vlera të mëdha financiare dhe do të jene me gjasë hetimet qe do të zbërthejnë kete skemë korruptive.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.