Dobësohet fusha magnetike e Tokës, frikë për ndryshimin e poleve

Postuar në 01 Shkurt, 2018 10:02

Dramatike janë paralajmërimet e shkencëtarëve rreth fushës magnetike që rrethon Tokën. Është vënë re një zbutje që krijon premisat për ndryshimin e poleve magnetike të planetit.Fusha magnetike që rrethon Tokën shtrihet në mijëra kilometra në hapësirë dhe magnetizmi ndikon në mbrojtjen nga stuhitë e e dëmshme diellore.

200 vitet e fundit fusha magnetike e Tokës është zbutur me 15%. Sipas shkencëtarëve kjo mund të jetë një shenjë se polet e planetit janë duke u përgatitur për t’u përmbysur, çka do të krijojë ndryshime të mëdha në jetën e njeriut.

Nëse vërtetë ndodh ndryshim i poleve, siç paralajmëron drejtori i Laboratorit Atmosferik, Fizikës dhe Hapësirës ​​në Universitetin e Kolorados, Daniel Baker, është e mundur që disa pjesë të planetit të bëhen të pabanueshme për shkak të pamundësisë së funksionimit të rrjetit. energjetik.

Ndryshimi i fundit i poleve ka ndodhur para rreth 780,000 vjetësh, ndërsa polet zakonisht  ndryshojnë çdo 200,000-300,000 vjet, sipas Daily Mail. Nëse konfirmohet frika e komunitetit shkencor, atëherë planeti do të rrezikohet nga stuhitë diellore, të afta të krijojnë vrimat e ozonit.

Kjo nga ana tjetër do të ndikojë si katalizator në jetën e njeriut, e cila do të jetë më e ekspozuar nga sëmundje të tilla si kanceri, dhe do të ndikojë në ndryshime radikale klimatike dhe probleme serioze të energjisë elektrike. Nëse ndodh ndryshimi i poleve rreth 100.000 njerëz në vit do të vdesin për shkak të niveleve të larta të rrezatimit.

http://www.dailymail.co.uk/sciencetech/article-5334421/Earths-magnetic-p...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.