Trump zbut qëndrimin ndaj emigrantëve

Postuar në 31 Janar, 2018 11:16

Donald Tramp zbuti tonet e ashpra kundër emigrantëve dhe i shtriu dorën e bashkëpunimit në Kongres rivalëve demokratë, në fjalimin vjetor i gjendjen e vendit, i njohur botërisht si “State of the Union”. Në një fjalim që zgjati 1 orë e 20 minuta Presidenti amerikan shpalosi planin e ri për emigrantët e jashtëligjshëm, duke lënë të kuptohet se askush nuk do të dëbohet, pas shfuqizimit të të ashtuquajturit “ligj të ëndërrimtarëve” të administratës Obama. 

“Shtylla e parë e strukturës sonë u hap bujarisht një shteg për shtetësinë për 1.8 milion emigrantë ilegalë, të cilët u sollën këtu në moshë të re nga prindërit e tyre”- deklaroi Trump.

Trump mbrojti  politikat e tij ekonomike që sipas tij kanë krijuar 2.4 milion vende pune. Për politikën e jashtme, shefi i Shtëpisë së Bardhë etiketoi Kinën dhe Rusinë si rivalët kryesorë të SHBA, të cilët sipas tij duhet të përballen me forcë të pashoqe. Paralajmëroi se nuk do të tërhiqet nga presioni i fortë ndaj regjimit të Penianit, që me raketat e reja kërcënon territorin amerikan. Një prej sfidave do të jetë edhe lufta kundër terrorizmit  dhe Shtetit Islamik.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.