Mediat greke/Marrëveshja për detin e kryer, Greqia zgjerohet në 12 milje

Postuar në 30 Janar, 2018 10:09

Shqipëria dhe Greqia kanë arritur një marrëveshje për kufirin detar. Kështu shkruan Skai.gr duke iu referuar një intervistë të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias për televizionin publik. Kotzias citohet të ketë thënë se Shqipëria ka pranuar zgjerimin e ujërave territoriale greke me 12 milje detare nga brigjet greke, maksimumi i lejuar nga Konventa e Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit, një zhvillim i cili i hap rrugë dhe shpalljes së Zonës Ekskluzive Ekonomike.

Sipas Skai. gr marrëveshja për kufirin detar vjen pasi Athina dhe Tirana kanë bërë hapa të mëdha për të normalizuar dhe përmirësuar marrëdhëniet e tyre dypalëshe me një seri hapash të vullnetit të mirë.

Një ditë më parë në Komsinionin e Jashtëm, ministri Ditmir Bushati tha se pala shqiptare i qëndron perimetrit të vendosur nga Gjykata Kushtuese si në përmbajtjen substanciale ashtu dhe në atë proceduriale. Po ashtu Bushati theksoi se për negociatat për çështjen e kufirit detar ka informuar edhe presidentin Meta.

Nga ana tjetër Kotzias citohet të ketë thënë se ka një propozim të kryeministrit shqiptar Edi Rama që pakica greke në Shqipëri të pajiset me tekste shkollore drejtpërdrejt nga Athina. Së fundmi,  Kotzias përsëri mohoi që Greqia të njohë ose të diskutojë një çështje "çame", pavarësisht se Tirana dëshiron ta vendosë atë në tavolinë.

http://www.skai.gr/news/greece/article/365672/sumfonia-elladas-alvanias-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.