Taksa e infrastrukturës në ofertë nga Veliaj

Postuar në 29 Janar, 2018 10:42

Këshillit Bashkiak të Tiranës do t’i propozohet për miratim ukja e taksës së ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja në masën 4% të çmimit për shitje, nga 8% që është aktualisht. Sipas asaj që shkruan gazeta “Shekulli” përgjysmimi i taksës do të aplikohet për ndërtimet në qendër të Tiranës në zonën e ish-bllokut dhe në Bulevardin e Ri. 

Vendimi është vetëm për një kategori ndërtimesh, ato që në projektet e tyre kanë të parashikuara zyra. Sipërfaqja e përgjithshme e zyrave duhet të arrijë në 30 mijë metra katrorë, më pas ky përcaktim ligjor pushon dhe çdo ndërtim tjetër që do ketë zyra nuk do të përfitojë përgjysmimin e taksës në infrastrukturë.

Sipas relacionit, stimulimi i ndryshimit të raporteve mes banimit dhe shërbimeve si dhe zgjerimi i hapësirave të zyrave në qendër të Tiranës mundëson zgjerim të punësimit në qendër.Po ashtu në relacion sqarohet se taksimi i këtyre sipërfaqeve sipas shkallës së taksës pasurisë së paluajtshme, e cila sjell një impakt momental në buxhetin e bashkisë është një e ardhur, e cila nga viti në vit e kompeson dhe e tejkalon këtë vlerë, duke siguruar një buxhet të qëndrueshëm për bashkinë.

Gazeta “Shekulli” shkruan se ky vendim i Veliajt është një favor që kryebashkiaku u bën oligarkëve, por pa përmendur projekte apo biznesmenë që fshihen pas tyre dhe që mund të përfitojnë nga përgjysmimi i kësaj takse.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.