Shkatërrimi i hebrenjve të Janinës (Foto)

Postuar në 27 Janar, 2018 20:00
Athanasios Gotovos

Për arsye të paqarta, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme greke deri më tani kanë mësuar pak për periudhën e Luftës së Dytë Botërore dhe Luftës Civile. Megjithatë, kjo dekadë ishte vendimtare si për pasqyrën e pasluftës të Greqisë në aspektin e demografisë dhe për zhvillimet politike dhe ekonomike pas konfliktit civil.

Një nga episodet më të dhimbshme të pushtimit është shkatërrimi i komuniteteve greke hebraike nga shteti gjerman dhe administrata naziste. Mbi 60,000 bashkëqytetarë  hebrenj u transferuan në periudhën  mars 1943 dhe korrik 1944 me dhunë derjt  Polonisë dhe Gjermanisë si pjesë e "zgjidhjes përfundimtare", siç e quajti regjimi shfarosjen e hebrenjve të Evropës. Vetëm një pjesë e vogël e tyre mbijetuan për t'u kthyer pas luftës në Greqi, Izrael ose gjetkë.

Nga të gjitha rastet e shkatërrimit të bashkësive hebraike, më e qarta në aspektin e materialit fotografik është rasti i Janinës. Informacione të përgjithshme mbi shfarosjen e hebrenjve në Greqi tashmë ekzistojnë, por detajet e dhjetra operacioneve  për arrestimin dhe transferimin e hebrenjve të Janinës në kampet famëkeqe të shfarosjes janë ende të panjohura.

Fotografi nga evidenca ushtarake gjermane pasqyrojnë momente tronditëse të këtij operacioni me skena nga hebrenjtë e Janinës të mbledhur buzë  liqenit, ngati për të hipur në kamionët ushtarake me të cilët do të udhëtonin mëngjesin e 25 marsit drejt Trikalës.  Por, ndërsa rasti i Janinës është shumë i pastër në aspektin fotografike të ngjarjes, ka ende shumë boshllëqe në lidhje me pjesën burokratike dhe administrative.

Materiali arkivor gjerman që mund të ndriçojë rastin është i kufizuar dhe është i mjaftueshëm vetëm për një përshkrim të përafërt të operacionit nga pikëpamja administrative.

Gjyqi i Maximilian Merten në Athinë në vitin 1959 dhe hetimet që pasuan në të njëjtën temë, lejojnë një rindërtim të pjesshëm të ngjarjeve që kanë ndodhur që nga momenti i vendimit të shërbimeve të sigurisë në Athinë der në arrestimin e hebrenjve të Janinës më 25 mars 1944.

Megjithatë ajo që është e rëndësishme të dihet është se formacionet ushtarake gjermane që ishin të stacionuara në atë kohë në Janinë nuk kishin iniciativën për transferimin e hebrenjve të qytetit në Auschwitz, por luajtën një rol ndihmës.

Nuk është gjithashtu e qartë nga provat deri më tani, nëse, kur dhe si kreu i forcave pushtuese gjermane në Janinë, gjeneral Hubert Lanz, kishte qenë i informuar nga shërbimet e sigurisë të Athinës apo degëve të tyre në Janinë për kapjen dhe transportimin e hebrenjve në Poloni. Udhëheqja hebreje e Janinës nuk mund të dinte saktësisht se nga vinte kërcënim real, nga krahu i Himmler apo Wehrmacht në komandën gjermane dhe as gjyqet e pasluftës nuk ishin në gjendje të grumbullonin prova të rënda që do të provonin përtej çdo dyshimi përfshirjen e tyre në krim. Dyshimet janë se përgjegjës për fatin e hebrenjve në Janinë nuk ishin oficerë të Ëehrmacht, por Himler dhe njerëzit e tij në Athinë dhe Janinë.

Autori është Pedagog në Universitetin e Janinës

Marrë me shkurtime nga Huffingtonpost

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.