Qeveria përballë kërkesës për zgjedhje të parakohshme

Postuar në 27 Janar, 2018 14:45

Opozita zhvilloi protestën e paralajmëruar duke mobilzuar njerëz dhe struktura nga gjithë Shqipëria për të mbushur bulevardin Dëshmorët e Kombit. Parë në dy aspekte, protesta pati një masivitet që nuk mund të shpërfillet. Por më tepër se presion ndaj qeverisë, ajo i shërben Lulzim Bashës për të forcuar kontrollin mbi Partinë Demokratike dhe rikonfirmimit si lider i opozitës. Edhe gjuha e tij ishte përgatitur mbi këtë shtrat, me fokus gjendjen e vështirë ekonomike.
"Përditë shoh qartë e ma qartë dhe vuej thellë e ma thellë. Kështu e përshkroi Migjeni zgjimin e një populli për të parë dramën e tij. Një vit më parë, mijëra e mijëra shqiptarë u mblodhëm në këtë shesh për të ndalur të keqen. Mijëra të tjerë na panë nga larg, duke shpresuar se e keqja nuk ishte e vërtetë. Sot, ne që jemi këtu shumë më shumë se me 18 shkurt por edhe ata që qëndruan larg, e shohim qartë se e keqja është e vërtetë"-deklaroi Basha.
Nga podiumi Lulzim Basha foli për zgjedhje të parakohshme, duke projektuar një konfigurim të ri politik që sipas tij mund ta tregojnë vetëm kutitë e votimit.
"Shqipëria prej sot ka një raport të ri të forcave politike, një raport të ri mes qytetarit dhe pushtetit. Sot vdes 25 qershori. Sot vdes politika që mban pushtet të vjedhur, që mban pushtet të grabitur dhe të blerë. Sot vdes pushteti që nuk i përgjigjet vullnetit të qytetarit. Ky është vendimi, kjo është thirrja e popullit që ju mohua liria të zgjedhë me votë sepse narkoqeveria i ndërseu bandat e krimit dhe paratë e drogës"- theksoi Basha. 
Sidoqoftë qeveria është para një realiteti të ri, të cilin nuk mund ta injorojë. Kjo për shkak të situatës së vështirë ekonomike ku ndodhet vendi dhe ekspozimit të lidhjeve të saj me korrupsionin dhe krimin. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.