Strategjia e Zgjerimit të BE-së publikohet në shkurt. Serbia dhe Kosova, vëmendje kryesore

Postuar në 26 Janar, 2018 10:40

Bashkimi Europian i ka vënë kufi kohor të qartë Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Gazeta serbe, “Vecernje Novosti” raporton se sipas një strategjie të zgjerimit të BE-së që është parë prej saj, BE-ja e konsideron urgjente normalizimin e raporteve mes të dyja vendeve, duke i përcaktuar Serbisë kushtin e anëtarësimit për në BE. Viti 2019 është afati i përcaktuar për Serbinë për përmbushjen e kritereve tranzitore të kapitulli 25 që kanë të bëjnë me Kosovën.

Dokumenti që referohet nga gazeta serbe, cilëson se normalizimi  marrëdhënieve mes të dyja ivendeve do të shtronte rrugën për anëtarësimin për në BE të tyre. Po kështu zyrtarët e BE-së do të intensifiojnë përpjekjet e tyre për të lehtësuar negociatat.

Dokumenti në fjalë do të publikohet në muajin shkurt dhe nëse një gjë e tillë është e vërtetë atëherë aty do të merret vesh edhe se çfarë konsiderate ka për ecurinë e vendit tonë që shquhet për aftësinë e të qenit i fundit.

Intensifikimi i dialogut diplomatik rajonal është në fakt shenjë e një përpjekjeje të madhe që po synon të përthithë Ballkanin Perëndimor në BE, si një vendim politik që ka të bëjë me sigurinë në kufijtë e unionit, më shumë sesa si process teknik.  Një tjetër tregues se BE-ja po bën kompromis me rregullat e veta në emër të ankthit dhe pasigurisë.  

Rreth strategjisë së zgjerimit të BE-së që është një dokument që publikohet përvit, ka patur disa raportime në mediat rajonale, ku padyshim figuron në krye progresi i Serbisë dhe Malit të Zi, por edhe rëndësia që i jepet dialogut Kosovë-Serbi, si dhe problemeve kufitare.

Për këto të fundit, Shqipëria ka njoftuar së fundmi përmes qeverisë së saj, se me Greqinë do të ketë në muajin prill një dokument të partneritetit strategjik, çka është në fakt paradhënia e një garancie për BE-në.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.