"SHBA ka ndryshuar qëndrim për muxhahedinët iranianë"

Postuar në 25 Janar, 2018 23:37

Mbështetja e administratës Trump për muxhahedinët iranianë që strehohen në Shqipëri është e ndryshme nga ajo që kishte për ta administrate Obama. Të paktën këtë thotë ish-senatori amerikan i New Jersey-t, Robert Guy Torricelli, i cili në një intervistë për Tv Klan, ka deklaruar se “me administratën Obama mbështetja ishte humanitare, pra për shkak të frikës që kishin muxhahedinët nga pushtimi i Irakut, kurse tani, administrate Trump e ka më të afërt ideologjinë e vet për botën me muxhahedinët”.

Çka do të thotë se SHBA aktualisht ka ndryshuar kurs në raport me MEK, qëkurse ka adoptuar politikën e re ndaj Iranit.

Çfarë do të thotë kjo në raport me Shqipërinë që strehon anëtarë të MEK është shumë e paqartë, sa kohë që kontaktet e administratës Trump me qeverinë shqiptare janë fare minimale.

Qeveria e Edi Ramës pranoi muxhahedinët mesa duket nën një kërkesë për arsye humanitare nga SHBA dhe i strehoi ata nën dispozitat e ligjit për emigracionin, por sot SHBA ka ndryshuar dhe për rrjedhojë tjetër vlerë merr grupi në fjalë dhe qëndrimi i tyre në vendin tonë.

Është po ashtu me interes të nënvizohet se pavarësisht këtij kontributi që tanimë po hyn në kontekstin e pjesëmarrjes në një lojë politike ku vendi ynë është mirë të shmanget, z. Rama nuk po e çan dot bllokun që i krijoi vetes me deklaratat kundër Donald Trump. Ai ndodhet në Davos ku është edhe presidenti amerikan dhe sa kohë që MEK po rifaktorizohet politikisht në axhendën e SHBA, patjetër që edhe pala shqiptare duhet të sqarojë opinionin shqiptar. Ndoshta me këtë arsye lidhet edhe zhvendosja e muxhahedinëve në një kamp më të izoluar në Manëz të Durrësit, ku nuk përjashtohet një tjetër trajtim, por edhe një tjetër regjim qëndrimi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.