Cipras vjen në Tiranë

Postuar në 25 Janar, 2018 15:06

Në Davos ku kryeministrat Rama e Cipras do të çertifikonin arritjen e bisedimeve të Kretës dhe Korçës u mësua se shefi i qeverisë greke së shpejti do të vizitojë Tiranën, duke i dhënë kështu fund një periudhe të ftohtë mes dy vendeve.

Mediat e vendit fqinj raportojnë se nënshkrimi i partneritetit strategjik i hap rrugën normalizimit të plotë dhe përmirësimit të marrëdhënieve greko-shqiptare pas takimit të kryeministrit Aleksis Cipras me homologun e tij shqiptar Edi Rama.

Sipas burimeve zyrtare, ekziston një marrëveshje strategjike që do të zgjidhë dallimet kritike dhe do të hapë rrugën për promovimin e negociatave të pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

"Në të vërtetë, të dy vendet duken gati për marrëveshjen. Gjatë takimit Tsipra-Rama u diskutuan pikat e mbetura për nënshkrimin e një marrëveshje dhe u ra dakord që Cipras të vizitojë Shqipërinë"- shkruan Huffingtonpost.
Po ashtu është theksuar se dy kryeministrat diskutuan gjithashtu të drejtat e pakicës kombëtare greke. Ndërsa në  takimin e kryeministrit grek me homologun e tij kroat Andrei Plenkovits u  diskutua për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunimin në kuadër të Kuartetit të BE me Bullgarinë dhe Rumaninë dhe iniciativave të tjera në rajon.
Investimet ruse të energjisë ishin "menuja" kryesore e takimit të Aleksis Cipras me Zëvendës Kryeministrin e Federatës Ruse Arkady Dvorkoviç. Përveç bashkëpunimit në çështjet e energjisë, debati ka të bëjë edhe me bashkëpunimin në transport, infrastrukturë dhe turizëm. Ata gjithashtu folën për zhvillimet rajonale me një theks mbi Turqinë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.