"Deutsche Welle" kërkon asistencë nga gjuhëtarët për “hallin botëror Trump”

Postuar në 24 Janar, 2018 23:02

Në botën e mediave sociale po fiton terren ligjësia e kapilarizimit të “lajmit”, qoftë ky fals apo blof, çka shpjegon deri diku se përse njerëz shumë aktivë në to kanë sukses. Donald Trump, president i SHBA-së, është padyshim ilustrimi më domethënës i kësaj prirjeje të kohës sonë që likujdon çdo autoritet të establishmentit tradicional mediatik. Trump akuzohet se përhap edhe lajme të rreme, por ato nuk po diskreditohen dot, ndaj edhe lufta ndaj tij po regjistron një intensitet të paprecedentë.

Agjencia gjermane e lajmeve, Deutsche Welle, që renditet bashkë me revistën “Spiegel” ndër mediat më kritike ndaj Trump, ka intervistuar madje edhe një gjuhëtar konjitiv, George Lakoff, për të gjetur “ilaçin” anti-Trump.

Lakoff sugjeron bojkotin dhe izolimin e presidentit amerikan në rrjetet sociale, duke formuluar censurën si zgjidhje strategjike.

Çdo tweet i Trump është një strategji. Ai ka katër strategji. Së pari, kapja e situatës, që do të thotë kupto situatën me të cilën ke të bësh.

Së dyti, devijo vëmendjen nga gjërat që nuk do që njerëzit të përqendrohen, p.sh duke sulmuar dikë tjetër. Së treti, sulmo mesazherin apo dikë tjetër dhe largo prej vetes, p.sh shtypin. Së katërti, lësho ndonjë shashkë dhe thuaj diçka acaruese, një version ekstrem të asaj që ti beson për të parë reagimin dhe nëse nuk është shumë i ke ia hodhe

thotë Lakoff.

Pyetja e gazetarit të DW-së është me të vërtetë befasuese dhe vështirë se mund të quhet profesionale: Pra si duhet të reagojmë kur Trump lëshon një nga tëeet-et e shumta që caktojnë axhendën e tij?

Leksioni vijon me këshilla të tipit, “kupto se ku synon tweet dhe se çfarë do ai që tit ë mos dëgjosh”.

Ai do të kontrollojë median, media nuk duhet ta lejojë”, thotë më tej gjuhëtari.

Pra mos “iu përgjigjni me gjuhën e tij”, çka na thotë se nëse veprohet si deri më tani, nga dukuria Trump mund të kalohet drejt trumpizimit të medias.

Halli që ka shpikur një pjesë e medias duket i çuditshëm, sa kohë që po kuptohet se Trump fitoi betejën e audiencës përkundrejt një medie tradicionale që thjesht po e fsheh të vërtetën në emër të etikës dhe moralit. Është ajo media që ka raportuar si ka dashur ndërhyrjet ushtarake të SHBA dhe ka përligjur çdo operacion, e që sot po kërkon të shpjegojë një individ kur ka humbur një betejë kolosale.

 

http://www.dw.com/en/dont-retweet-donald-trump-and-dont-use-his-language...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.