Gjermania merr frymë lirisht

Postuar në 21 Janar, 2018 21:17

Me 362 pro dhe 279 kundër Kongresi i jashtëzakonshëm i Partisë Socialdemokrate (SPD) në Gjermani miratoi propozimin e lidershipit për të marrë pjesë në negociatat me Bashkimin Kristiandemokrat (CDU / CSU) në mënyrë që të krijojnë një koalicion të madh nën drejtimin e Angela Merkel.

"Sigurisht që jemi të gjithë të lehtësuar"-tha Martin Schulz pak minuta pas shpalljes së rezultatit, duke shtuar se "pas këtij debati të vështirë" do të përpiqet të mbajë partinë të bashkuar dhe të përcjellë shqetësimet e anëtarëve, të cilët votuan kundër propozimit të lidershipit në negociatat që do të pasojnë. "Gjëja më e rëndësishme është partia të mbetet e bashkuar," tha ai dhe theksoi se teksti i bisedimeve paraprake nuk përbën në asnjë mënyrë një program qeveritar.

Ndërsa Merkel deklaroi se "këto negociata janë të rëndësishme për Bashkimin Kristiandemokrat pasi Gjermanisë ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme e cila do të jetë në gjendje për të trajtuar çështjet e së ardhmes dhe të jetë në gjendje t'i zgjidhë ato.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.