Mirëkuptimi Duka-LSI

Postuar në 20 Janar, 2018 23:03

Kandidati për President të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka nisur fushatën lobuese pranë subjekteve politike që kanë përfaqësimin e tyre në Asamblenë e Përgjithshme të saj. Ai ka qenë sot në një takim me kryebashkiakun e Beratit, Petrit Sinaj, që vjen nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Kjo e fundit ka 7 drejtues bashkish dhe po kërkon që bashkë me PD-në të luajnë me vota kundër kandidatit Bashkim Fino.

Vota e kreybashkiakëve mund të hamëndësohet se nga shkon në një garë të polarizuar si kjo e tanishmja, por Duka, që po mbrohet me idenë se kundërshtari i tij vjen nga politika, ka kaluar gardhin dhe në kohë fushatë zhvillon takim me një kryebashkiak të LSI-së. Në media kanë qarkulluar këto kohë edhe lajme të pakonfirmuara për një takim mes Dukës dhe Presidentit të Republikës, Ilir Meta që është de facto edhe kryetar i LSI-së, pikërisht për çështjen e zgjedhjeve në FSHF. Karta e politizimit ka rënë tanimë përfundimisht dhe mesa duket z. Duka po ndihmohet nga një pjesë e rëndësishme e politikës që të rizgjidhet pavarësisht shkeljeve të evidentuara prej tij me një pjesë të Asamblesë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.