Rikthim në SHBA dhe 30 miliard dollarë në investime deri në vitin 2023 planifikon Apple

Postuar në 19 Janar, 2018 23:27

Presidenti amerikan Donald Trump nxitoi për të kapitalizuar investimet e ardhshme të Apple në Amerikë, por edhe pagesën e taksave të prapambetura prej 38 miliardë USD.

Gjigandi i teknologjisë së lartë tha se do të kanalizonte rreth  30 miliardë dollarë gjatë pesë viteve të ardhshme në Shtetet e Bashkuara, duke synuar ndërtimin e centraleve të reja dhe krijimin e 20,000 vendeve të reja të punës.

Me njoftimin e Apple për riatdhesuar fitimet nga operacionet ndërkombëtare, Trump nuk i kuresu meritat vetes, duke theksuar se ato janë rezultat i shkurtimeve të taksave që ai paraqiti kohët e fundit. "Unë kisha premtuar se me politikat e mia, kompani si Apple, do të rikthenin shuma të mëdha në SHBA"-tha presidenti amerikan.

Ndërsa CEO i Apple, Tim Cook tha se  "Ne kemi një ndjenjë të lartë të përgjegjësisë dhe duam t’i kthejme vendit tonë atë që duhet, nëse na ndihmon për suksesin tonë". Për aq sa dihet, pjesa më e madhe e të ardhurave të Apple deri më tani është fituar nga tregu ndërkombëtar. Në veçanti, nga likuiditeti total prej 269 miliardë dollarësh, 94% vijnë nga operacionet jo-amerikane, sipas The New York Times.

Për shumë vite grupi pretendoi se nuk do të riatdhesonte fitimet nëse nuk do të ndryshonte regjimi tatimor. Megjithatë, kompania argumenton se sa e rëndësishme ndikimi i operacioneve të saj në SHBA, duke filluar me ata që krijojnë softuer për të gjithë furnizuesit.

Një e treta e investimeve të saj do të kanalizohen në qendrat e të dhënave ku do të strehohen iCloud, App Store dhe Apple Music Services. Ashtu si  kompania rivale Amazon edhe Apple po kërkon një vend për të ndëruar  selinë e dytë në SHBA. Amazon ka marrë kërkesa nga autoritetet e ndryshme shtetërore, rajonale dhe komunale deri në fund të tetorit, ndërsa Apple nuk ka dhënë detaje për dizajnin e saj të përgjithshëm.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.