Putin zhytet në -5 gradë Celsius në ditën e Epifanisë

Postuar në 19 Janar, 2018 17:50

Besimtar apo politikan që beson se populizmi do ta ndihmojë në zgjedhjet presidenciale? Presidenti rus Vladimir Putin i veshur një kostum banje  u zhyt në ujërat e akullta të liqenit Seligker në veriperëndim të Moskës me rastin e festës së Epifanisë. I rrethuar nga priftërinjtë dhe ikonat fetare Putin hoqi gunën e leshtë dhe pasi bëri kryqin u zhyt në ujë në temperaturë -5 gradë Celsius.

Shumë rusë bënë të njëjtën gjë, edhe në rajonin e Yakutia në Lindjen e Largët ruse ku temperatura ka rënë në -40 gradë Celsius. Në vitin 2017 më shumë se dy milionë rusë morën pjesë në ditën e Epifanisë, e cila festohet tradicionalisht në natën e 18 në 19 janar.

Megjithatë  në Norilsk në Siberinë veriore, ku temperatura kishte rënë në -50 gradë Celsius, autoritetet këshilluan qytetarët që të shmangin zhytje në ujë, siç njoftoi agjencia RIA.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.