Po negociohet takim Rama-Cipras në prill

Postuar në 19 Janar, 2018 21:27

Ashtu si në takimin e Kretës edhe në Korçë, bisedimet e ditës së parë në Korçë mes ministrave Bushati e Kotzias janë mbajtur hermetike. Ajo që palët kanë tejkaluar është çështja e varrezave dhe vullneti i shprehur i Athinës për të shfuqizuar ligjin e luftës. Pika më e vështirë ka të bëjë me marrëveshjen e detit, ku mund të ketë një rinegocim të paktit, në thelb pa lëvizur shumë nga kordinatat e marrëveshjes ekzistuese. Por kjo mbetet e pakonfirmuar.

Nga burime mësohet se dy ministrat po negociojnë edhe një takim që mund të mbahet në Prill mes kryeministrit Rama dhe homologut të tij grek Cipras. Dy kryeministrat nuk kanë shkëmbyer vizita respektive si gjatë mandatit të parë të Edi Ramës, ashtu edhe në këtë fillimmandati të dytë.

Është po ashtu e njohur se Edi Rama është refuzuar nga Cipras, i cili ka anulluar dy herë vizitat e planifikuara në Tiranë, për shkak të retorikës nacionaliste që shoqëroi një periudhë kryeministrin shqiptar.

Mesa duket bisedimet janë në rrugë të mbarë dhe ajo që do të arrihet mes Bushatit e Kotzias do t’u lihet për ta shpallur nga dy kryeministrat. Kujtojmë që Greqia ka kërkuar një rinovim të traktatit të miqësisë të 1996 ose nënshkrimin e një traktati të ri të miqësisë. Zgjidhja e problemeve me fqinjët është kusht që Shqipëria të marrë hapjen e negociatave, ndërsa për Greqinë tejkalohen pengesa të së shkuarës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.