Pikëpyetje edhe mbi shumicën nëse do reformën në drejtësi

Postuar në 18 Janar, 2018 11:02

“Në të vërtetë, ka politikanë në shumicë dhe në opozitë që nuk duan që reforma në drejtësi të ketë sukses”. Ky është konstatimi i ambasadës amerikane në Tiranë, lidhur me atë që po ndodh me reformën në drejtësi. I pyetur nga gazeta “Dita” ambasadori Lu nuk ka treguar qasje as ndaj qeverisë dhe as ndaj opozitës, por ka treguar se sherri dhe konflikti në fakt u shërben të dyja palëve.

“Efektet e para janë ndjerë tashmë. Ka njerëz të korruptuar që kanë frikë. Në të vërtetë, ka politikanë në shumicë dhe në opozitë që nuk duan që reforma në drejtësi të ketë sukses. Do të dështojnë sepse populli shqiptar e kërkon këtë reformë”-shprehet Lu.

Qeveria nuk po përmbush premtimet dhe është e natyrshme që edhe për vullnetin e saj të ketë pikëpyetje të mëdha, të cilat ambasadori amerikan nuk i fsheh, pavarësisht raporteve më të afërta që ka patur me mazhorancën.

Ku janë peshqit e mëdhenj të premtuar?  Këtë pyetje i bëj çdo zyrtari të qeverisë që takoj. Shqiptarët kanë parë njëfarë përparimi por jo rezultatet e mëdha që presin. Gjyqi i Emiljano Shullazit është drejt fundit. Në dhjetor, Gjykata e Lartë ra dakord të shqyrtojë lirimin para kohe të Lul Berishës nga burgu. Policia ka rritur në mënyrë dramatike përpjekjet për të kapur Klement Balilin. Por nuk duam premtime, duam rezultate. Njerëz seriozë në qeveri dhe në opozitë kërkojnë rezultate.

Projekti i reformës në drejtësi nuk është shqiptar, por amerikan dhe në këtë kuptim, suksesi apo dështimi nuk do lihet në dorën e politikanëve të Tiranës.

“Për sa kohë që populli shqiptar vazhdon ta kërkojë këtë reformë, nuk ka rëndësi se kush ulet në karrigen time apo në atë të Ambasadores Vlahutin.  Mbështetja për reformën e gjyqësorit është shprehur nga Presidenti i BE-së Juncker, Zëvendës-Presidentja Mogherini, Komisioneri Hahn, Presidenti Trump dhe Sekretari i Shtetit Tillerson. Shtetet e Bashkuara do ta mbështesin këtë reformë deri sa të jetë përfunduar. Keni premtimin tonë”-thekson diplomati amerikan në intervistën për gazetën “Dita”.

http://www.gazetadita.al/intervista-nje-premtim-per-reformen-kur-donald-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.