Debat në Liban për censurimin e filmit “The Post”

Postuar në 18 Janar, 2018 10:30

Filmi i regjisorit Steven Spielberg, "The Post ", kandidat për çmimet “Oscar” ka hapur diskutime, jo aq për përmbajtjen, por për njeriun që qëndron pas këtij produksioni kinematografik. Autoritetet libaneze rekomanduan ndalimin e filmit me protagonistë Meryl Streep dhe Tom Hanks disa ditë para premierës në Bejrut, megjithatë, pas reagime të zemëruara filmi do të shfaqet normalisht.

Një zyrtar i Sigurisë, përgjegjës për censurimin e veprave artistike tha të hënën se filmi do të ndalohet për shkak se drejtori është i përfshirë në listën e zezë të Ligës Arabe si një prej mbështetësve të Izraelit.Sipas tij, Spielberg është në këtë listë, sepse i dha një milion dollarë Izraelit gjatë luftës së vitit 2006 me Hezbollahun në Liban.

Megjithatë, ministria e brendshme libaneze, e cila vulos automatikisht vendimet e agjencisë, do të lejojë që filmi të shfaqet. "Ministri i Brendshëm Nohad Mahnock do të japë leje për shfaqjen e filmit" tha një zyrtar i ministrisë”. Opinioni publik është i ndarë në Liban për këtë çështje: disa e shohin si një sulm mbi liritë civile, të tjerët refuzojnë atë që ata e konsiderojnë "normalizimin" e situatës ose pranimin e Izraelit.

Filmi i Spielberg sjell në dritë një rast që tronditi SHBA  dhe që lidhet me skandalin e "Dosjeve të Pentagonit" të vitit 1971. Bëhet fjalë për botimet nga gazeta Ëashington Post të dokumenteve të Pentagonit ku ekspozoheshin gënjeshtrat e Shteteve të Bashkuara në lidhje me luftën në Vietnam. Nixon u përpoqën për të ndaluar publikimin e dosjeve, derisa Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm Amerikan William Renkouist mori rastin e saj në Gjykatën e Lartë, e cila vendosi në favor të zbulimit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.