Konsorciumi turk ofrohet për aeroportin e Vlorës

Postuar në 17 Janar, 2018 11:13

Në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë është paraqitur shprehja e interesit për projektin e Aeroportit të Vlorës. Sipas propozimit aeroporti mendohet të ndërtohet në zonën e Akernisë. Oferta është paraqitur nga një konsorcium i tre kompanive ndër më seriozet, të cilat janë: Cengiz Construction; Kalyon Construction; Kolin Construction.

Me marrjen e ofertës, do të ngrihet një grup i posaçëm me përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës e Energjisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë që do shqyrtojë aspektet teknike të propozimit dhe ndjekë hapat e mëtejshëm në përputhje me përcaktimet ligjore. Kompanitë e interesuara për ndërtimin e aeroportit të Vlorës kanë ndërtuar aeroportin e tretë të Stambollit, aeroportin më të madh në Euro-Azi. Aeroporti i Vlorës, do të jetë jo vetëm për udhëtarët, por edhe me kargo. Ardhja e ofërtës zyrtare për aeroportin e Vlorës u njoftua edhe nga kryeministri rama përmes një postimi në rrjetet sociale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.