Vritet Oliver Ivanoviç, blindohet Mitrovica e Veriut

Postuar në 16 Janar, 2018 10:26

Lideri i iniciativës qytetare "Liria, Demokracia, Drejtësia" SDP në Kosovë, Oliver Ivanoviç u vra me armë zjarri mëngjesin e së martës në Mitrovicë. Rrethanat e kësaj ngjarje janë ende të paqarta, por ajo që raportojnë mediat serbe është se Ivanoviç u godit me gjashtë plumba në gjoks dhe u transferua në një spital në Kosovska Mitrovica në gjendje të rëndë.

Ka reaguar menjëherë Beogradi. Sipas B92, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka caktuar një seancë urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të analizuar situatën. Mitrovica Veriore është blinduar Policisë së Kosovës, duke kërkuar për personin që ndërmorri sulmin ndaj liderit të SDP Oliver Ivanoviç. Ai kaloi më shumë se dy vjet në paraburgim, i dyshuar për krime lufte. Ivanoviç u la i lirë në prill të vitit të kaluar. Kjo ngjarje rrezikon të shtojë tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit dhe dialogun e sponsorizuar nga Brukesli. Mediat serbe flasin për kthimin mbrapsht të delegacionit serb që ishte nisur drejt Brukselit për raundin e radhës të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ky është një tentim dhe sulm në tërë popullin serb dhe është një sulm terrorist e kriminal që duhet dënuar, pavarsisht nëse sulmuesit janë shqiptarë apo serb”- deklaroi Marko Gjuric, shef i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Ai ka shtuar se serbët në Kosovë në vazhdimësi ditët dhe javët e fundit janë kërcënuar me luftë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.