SHBA, bllok kompanive kineze të telekomunikacionit

Postuar në 16 Janar, 2018 10:09

Bllok Kinës në tregun amerikan të telekomunikacioneve. Reuters raporton se Kongresi amerikan i ka kërkuar kompanisë së njohur AT&T, e dyta për shërbimin ëireless që të ndërpresë të lidhjet tregëtare me prodhuesin kinez. Huwei Technologies Co LTD dhe t’u kundërvihet planeve nga operatori kinez China Mobile LTD për të hyrë në tregun amerikan për shkak të shqetësimeve që lidhen me sigurinë.

Kërcënimi është bërë i qartë teksa administrata amerikane dhe Kongresi ka paralajmëruar se kompanitë që mbajnë marrëdhënie me këto dy subjekte kineze do të humbasin mundësitë për të punuar me qeverinë. Kërkesa bërë ndaj AT&T lidhet me bashkëpunimin e saj me Huawei për standardet e rrjetit të ardhshëm 5G, të transmetimit të shumë të shpejtë në internet. Asnjë prej palëve nuk është prononcuar për këto çështje, por Huawei ka bërë të ditur se ai furnizon me pajisje 45 nga 50 kompanitë kryesore që ofrojnë shërbime ëireless.

Po kështu Reuters raporton se ligjvënësit amerikanë nuk duan që të licencojnë China Mobile të operojë në SHBA dhe kjo duket te fakti se aplikimi është paraqitur që në vitin 2011. Në vitin 2012, Huawei dhe ZTE Corp u hetuan nga SHBA për të vlerësuar nëse pajisjet e ofruara prej tyre mundësonin aktivitet spiunazhi ndaj infrastrukturës së SHBA. Pak javë më parë, i njëjti problem u raportua edhe për kompaninë ruse të sigurisë kibernetike, Kaspersky. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.