Ministri i Diasporës në rreth të kuq

Postuar në 16 Janar, 2018 13:27

Vizita e ministrit shqiptar të Diasporës, Pandeli Majko në Ukrainë nuk kishte si të kalonte pa u vënë re, për më tepër që vetë stafi u kujdes të postonte fotografi nga kjo vizitë ku natyrisht nuk munguan tonet patriotike.

Dekori është ai që kërcet, pasi në shkollën ku mësojnë fëmijët e diasporës shqiptare në zonën e Odesës është e ekspozuar një hartë e asaj që nga disa aktorë rajonalë quhet Shqipëria e Madhe. 

"Pas 300 vitesh mungesë, duhet të vini në Shqipëri për të parë vendin tuaj nga afër, ne jemi bërë një destinacion i preferuar turistik"- tha Pandeli Majko gjatë takimit me shqiptarët e Ukrainës."Gjaku nuk bëhet ujë", tha ministri duke premtuar se Tirana do ta ketë një sy dhe një vesh edhe nga shqiptarët e Ukrainës.

Sipas historiografisë, popullsia shqiptare e zonës së Odesës  është me prejardhje nga Korça. Ajo ka braktisur Shqipërinë 300 vjet më parë për të shkuar në Bullgari dhe më pas në Ukrainë. Ata flasin një dialekt të përzier mes shqipes, bullgarishte, gjuhës ukrainase dhe asaj ruse.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.