Lavrov: Emri i Maqedonisë i lidhur me zgjerimin e NATO-s

Postuar në 16 Janar, 2018 00:06

Aktivizimi i diskutimit të emrit të emrit zyrtar të Maqedonisë lidhet me dëshirën e SHBA për të anëtarësiar Shkupin me NATO-n.  Kjo pikëpamje u bë e ditur nga Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një konferencë shtypi mbi rezultatet e veprimit të diplomacisë ruse në vitin 2017.
"Për një kohë të gjatë bisedimet për zgjidhjen e emrit Maqedoni ishin në një" situatë apatike. U aktivizian vetëm atëherë kur SHBA vendosi se Shkupi duhet të jetë në NATO"- deklaroi Lavrov.
Ai gjithashtu theksoi se Greqia nuk propozohet të bëjë lëshime, pasi Athina është tashmë në NATO në krahasim me Shkupin që dëshiron të bëhet anëtar. 
Duke iu referuar çështjes së emrit, ministri i jashtëm rus tha se: "Për çfarëdo emri që të bien dakord Greqia dhe Maqedonia, në qoftë se vendoset në Kushtetutë dhe ratifikohet nga parlamenti me siguri të gjithë do ta njohin. Por thelbi i asaj që po ndodh, unë shpresoj që të gjithë ta kuptojnë është si vijon: Në këtë rast nuk janë marrë parasysh disa karakteristika të përgjithshme dhe të veçanta të dy popujve fqinjë, por që një nga këto vende gjithsesi të bëhet anëtar i NATO-s ".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.