Ndërron jetë papritur solistja e Cranberries, Dolores O’Riordan

Postuar në 15 Janar, 2018 19:32

Ka ndërruar jetë këngëtarja Dolores O’Riordan, soliste e grupit irlandez “Cranberries”. Mediat raportojnë se 46 vjeçarja vdiq në Londër ku ndodhej për një regjistrim muzikor baskë me bandën. 
O’Riordan u bë e njohur me këngët Linger dhe Zombie, ndërkohë që vetë grupi mori famë ndërkombëtare me albumin Everybody Else Is Doing it, So Why Can’t We? që shiti mbi 40 milionë disqe në mbarë botën. 
Familjarët e këngëtares janë shprehur se ndihen të dërrmuar nga ngjarja e cila është përcjellë me dhimbje edhe nga artistë të tjerë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.