“Hipotekohet” investimi për inceneratorin e Fierit

Postuar në 15 Janar, 2018 11:22

Teksa kompania Integrated Technology Waste Treatment Fier është në kërkim të një vendi për ngritjen e impiantit të trajtimit të mbetjeve në Fier, Ministria e Financave ka paguar në ditët e fundit të vitit 2017 një faturë tjetër prej 108 milionë lekësh (rreth 820 mijë euro) ndaj kompanisë që ka fituar koncesionin.

Monitor shkruan se kompania po merr pagesa të rregullta nga Thesari edhe pse kaloi një kalvar konfliktesh me komunitetin në Qarkun e Fierit, të cilët me protesta agresive nuk po lejojnë ndërtimin e  impiantit në vendin që ishte planifikuar fillimisht në Mbrostar.

Sipas të dhënave zyrtare, Ministria e Financave, e ka çuar kështu shumën e përgjithshme të pagesave ndaj kompanisë në 771 milionë lekë ose rreth 5.8 milionë euro. Impianti i mbetjeve në Fier do të kushtojë rreth 3.6 miliardë lekë ose 27 milionë euro.  Avancimi i punimeve u pengua edhe për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017, ku unksionarët lokalë premtuan se projekti për mbetjet mund të pezullohej.  http://www.monitor.al/qeveria-ben-dhuraten-820-mije-euro-ne-fundvit-impi...

Media të ndryshme e kanë lidhur këtë investim me afera korruptive që impilikojnë biznesmenin Klodian Zoto, ish-menaxher i kompanisë “Hermes” e themeluar nga ministri aktual i Financave, Arben Ahmetaj. Sipas tyre, ai ka përfituar 178 milionë euro për ndërtimin e tre inceneratorëve në Fier, Elbasan dhe Tirane, teksa ngrihen pikëpyetje të mëdha mbi shitjen e 30% të aksioneve të konçesionit kompanisë  Ndërtim Montim Patos Sh.p.k për vetëm 250 dollarë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.