Karteli i sigurimeve, çmim të rakorduar edhe për kartonin jeshil

Postuar në 14 Janar, 2018 13:33

Kompanitë e sigurimit kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për shitjen dhe administrimin e kartonit jeshil. Kartoni jeshil është produkt sigurimi për dëmet që drejtuesit e mjeteve mund të shkaktojnë në lëvizjet e tyre jashtë territorit të Shqipërisë. Në treg, shoqëritë e sigurimit e lëshojnë atë me një çmim fiks e të standardizuar.

Pra, prakitikisht, shoqëritë e sigurimeve e kanë bërë marrëveshjen mes tyre, dhe e kanë paraqitur pranë Autoritetit të Konkurrencës, për të kërkuar përjashtimin e saj nga ndalimi, në kuptimin ligjit për mbrojtjen e konkurrencës. Ndonëse përmbajtja e marrëveshjes nuk është bërë e ditur, pakti mes kompanive tregon edhe njëherë se tregu i produkteve të sigurimit vazhdon të koordinohet, për praktikat e çmimeve, të cilat në të gjitha rastet kanë goditur konsumatorin dhe kjo është pasqyruar në hetimet e kryera nga Autoriteti i Konkurrencës.

Ky i fundit madje nuk ka kursyer as gjobat, njëherë në vitin 2012 dhe më tej në 2014 për rritjen e çmimit të sigurimit TPL. Por, duket se marrëveshja e 8 shoqërive të sigurimit dhe kërkesa për përjashtimin e saj nga ndalimi është bërë këtë herë për të shmangur penalitetet  e mundshme. Tarifat për kartonin jeshil janë vendosur që nga viti 2014, dhe kanë vlefshmëri minimale 2 javë, edhe sikur qytetari të dalë jashtëv vendit qoftë edhe për një ditë. Tarifa për të rezulton të jetë mbi ato të rajonit dhe kompanitë justifikohen me cmimin e lartë, për shkak se dalin me humbje.

TemaTv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.