Moralizimet mbi drejtësinë, Strasburgu flet për "tritol politik"

Postuar në 11 Janar, 2018 12:09

Nëse mund të ketë një përkufizim mbi qeverisjen socialiste është moralizimi për shtetin e së drejtës. Për shumë arsye kjo retorikë ka gjetur audiencë, duke legjitimuar padjtësitë e pushtetit në emër të votës së shumicës.

Por ndryshe nga sa propagandon shumica e majtë, qeverisja  Rama ka ecur në shinat e paligjshmërisë ose "tritolit politik" gjatë aksioneve për shembjen e disa ndërtesave. Konstatim ky që do ishte nëpërkëmbur nëse do ishte vendim i drejtësisë shqiptare. Jo, është Gjykata e Strasburgut që ka konstatuar se shembja e Kompleksit “Jon” në afërsi të Ujit të Ftohtë në Vlorë në vitin 2013 është bërë në shkelje të ligjit dhe të drejtave të njeriut.

Fatura morale ndoshta nuk e shqetëson qeverinë për hir të audiencës që ka pas vetes, por ka një tjetër faturë që për shkak të këtij vendimi të paligjshëm do paguhet nga taksat e qytetarëve. Kështu Gjykata e Strasburgut ka rrezuar qeverinë Rama për çështjen e pallatit të shkatërruar në Vlorë në vitin 2013 për ndërtimin e ‘Lungomares’, duke detyruar qeverinë shqiptare të paguaje 13 milion euro për vendimin e shkatërrimit të një pallati banimi të pajisur me leje të rregullt.
Qeveria kishte dëmshpërblyer me 11.6 milionë euro pronarët e pallatit, por ceshtja u dërgua në Strasburg.
Gjykata e Strasburgut ka vendosur në mënyrë unanime se qeveria shqiptare ka shkelur të drejtat e njeriut dhe urdhëron qeverinë shqiptare të dëmshpërbleje familjaret e dëmtuar nga shembja e pallatit.
Vendimi i gjykatës së Strasburgut hap një precedent për çdo qytetar prona e të cilit shkatërrohet në mënyrë të paligjshme nga qeveria.
Kompleksi “Jon” në afërsi të Ujit të Ftohtë në Vlorë u rrafshuar përfundimisht pas ardhjes në pushtet të qeverisë së majtë në vitin 2013. Shembja e pallatit me pronar vjehrrin e Lulzim Bashës shkaktoi shumë debate.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.