Autokritika e gozhdës dhe gjilpërës (Video)

Postuar në 10 Janar, 2018 18:49

Edi Rama zhvilloi një takim me infermierë për të prezantuar Portalin për Infermierë, një mekanizëm që sipas tij do t’i japë fund emërimeve nepotike apo klienteliste në sektorin e shëndetësisë. Këtu ai gjeti rastin të shfajësohet për filozofinë me të cilën qeverisi mandatin e parë ku sipas tij pati shumë raste ku në vend të infermierëve me përvojë që i thoshin gjilpërës gjilpërë u rekrutuan të afërm deputetësh që i thoshin gjilpërës gozhdë.

Kryeministri thotë se e kishte të pamundur të qeveriste me meritokraci për shkak të dobësive politike dhe ekuilibrave që duhet të ruante në qeveri. Kjo mund të mirëkuptohet për sektorë ku portofolin e kishte LSI, por është një alibi që nuk qëndron në rastin e emërimeve në Shendetësi, pasi ministrinë e linjës e drejtuan ministra socialistë. Një kryeministër që pranon se në katër vite ka kryer emërime nepotike për shkak të interferencave politike nga radhët e partisë që drejton apo partnerëve në qeveri dhe kjo tingëllon normale, madje mund edhe të duatrokitet.

Jetojmë kohët e një specie të veçantë politike që mund të hyjë në historinë e politikës si autokathaharsisi i amnistisë së gozhdës dhe gjilpërës. D.m.th kur dikush konstaton se çfarë ka bërë keq për shkak të paaftësive apo pamundësive, edhe pse në shkelje të ligjit. Dhe kur kjo shpaloset si eksperiencë për të qeverisur më mirë, emri që mund t’i vihet është sharlatanizëm..

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.