Gazeta "Zëri": PDK-ja tërhiqet nga nisma për shfuqizimin e Gjykatës Speciale

Postuar në 09 Janar, 2018 12:50

Duket se një pjesë e politikës kosovare e ka marrë mesazhin nga SHBA. Gazeta “Zëri” shkruan sot se Kadri Vesesli, kryetar i Kuvendit është tërhequr nga nisma ligjore për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Gazeta shton se partnerët e PDK-së, Nisma dhe AAK-ja e Ramush Haradinajt, nuk kanë lëvizur nga qëndrimi i tyre. Kanë qenë 43 deputetë të PDK-së, AAK-së dhe Nismës që ndërmorën nismën për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit në fjalë, por me tërheqjen e PDK-së së Hashim Thaçit, vështirë se mund të bëhet diçka.

“Askush nuk do të mundë të na turpërojë për luftën që kemi bërë e më së paku Gjykata Speciale. Këtë mund ta bëjnë vetëm egot personale për përfitime apo librezat e rrejshme të veteranëve”, citohet Veseli që mban edhe detyrën e kryetarit të PDK-së.

Iniciativa për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale ka provokuar reagime të shumta nga SHBA që kanë paralajmëruar për pasoja shumë të rënda. Lidershipi Kosovar e sheh gjykatën si një mënyrë për të goditur luftën e vitit 1999.

http://zeri.info/aktuale/180414/zmbrapsja-speciale/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.