Athina dhe Shkupi përjashtojnë referendumin për emrin

Postuar në 09 Janar, 2018 11:09

Gjetja e një zgjidhje për emrin e Maqedonisë nuk do të shtrohet për miratim në referendum. Si Athina dhe Shkupi duket se kanë rënë dakord të gjejnë një emërues  politik bazuar në propozimet e negociatorit të OKB-së, Methju Nimiç me pëlqimin e palëve për variantet që janë në tavolinë. 
Zv/kryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani (përfaqësues i BDI-së) i cili këtë të martë viziton Athinën deklaroi se mbajtja e një referendumi të mundshëm në Maqedoni mund të ngarkonte procesin dhe të vështirësonte gjetjen e një zgjidhje.
Nga ana tjetër ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias vuri në dukje në një intervistë të hënën në ANT1,  se nuk ka asnjë arsye për të shkuar në një referendum për çështjen e emrit, duke siguruar se "do të ketë një zgjidhje dhe ajo do të jetë e mirë."
Kreu i diplomacisë greke foli edhe një herë për një emër të përbërë me një përdorim të vetëm për Maqedoninë, duke theksuar se "fqinjët tanë e dinë se ata nuk mund të bashkohen me organizatat ndërkombëtare, si NATO, pa gjetur një zgjidhje."

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.