160 tentativa në ditë për t’u lidhur me site pornografike në parlamentin britanik

Postuar në 08 Janar, 2018 17:57

Rrjeti kompjuterik i Parlamentit Britanik ka regjistruar 24.473 përpjekje për t’u lidhur faqet pornografike në periudhën midis qershorit dhe tetorit 2017, ose rreth 160 përpjekje në ditë, sipas shifrave zyrtare.

Këto të dhëna u siguruan nga agjencia e lajmeve Press Association, pas një kërkese zyrtare për të drejtën e informimit, i cili lejon qasjen në dokumentet administrative. Ato u bënë pubilike në një kohë kur imazhi i klasës politike të Britanisë është goditur prej javësh nga skandalet e ngacmimeve seksuale..

Në dhjetor zv/kryeministri Deiman Greene u detyrua të japë dorëheqjen pasi gënjeu për materialin pornografik të gjetur në kompjuterin e tij, duke thënë se nuk ishte ai që e kishte kishte shkarkuar nga interneti. Deputetët thanë se shumica e këtyre përpjekjeve për t’u lidhur me sitet pornografike ishin "jo të qëllimta" duke bërë të qartë se të gjitha sitet me përmbajtje pornografike janë bllokuar nga rrjeti kompjuterik i parlamentit.

Rreth 8,500 kompjuterë janë të lidhur me këtë rrjet, i cili përdoret, përveç parlamentarëve dhe asistentëve të tyre, edhe nga stafit administrativ. Ata gjithashtu mund të lidhen me makinat e tyre personale nëpërmjet një rrjeti me tel. Megjithatë, të dhënat e publikuara sot tregojnë se numri i përpjekjeve për të hyrë në faqet pornografike ka rënë në vitet e fundit në Parlamentin Britanik. Në vitin 2015 ai arriti në 231,020 dhe në vitin 2016 në 113,208 klikime.

http://www.huffingtonpost.gr/entry/peripoe-160-apopeires-sendeses-me-por...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.