Qirjakua, ose Lulzimi i Greqisë(<>)

Postuar në 06 Janar, 2018 18:47

Në fund të fundit Shqipëria është në një standard me vendet e tjera për sa i përket dështimit të politikës. Njësoj si në vende të tjera, edhe në Shqipëri ka një krizë sistemi që ka të bëjë në thelb me keqqeverisjesn, por sidomos me dobësinë organike të opozitës. Sigurisht që matematika elektorale do të prodhojë patjetër një fitues, por këtu po flasim për shpresën që do të duhet të ngjallte opozita. 

Në Itali, Greqi, Serbi, Maqedoni njësoj si në Shqipëri, shihet të dalin në skenë figura të “parrahura” me politikën ashtu siç e njohim nga shekulli i kaluar, pa ndjeshmërinë njerëzore që edhe kur nuk është e vërtetë ankorohet te karizma e një lideri. Në vende të tjera defiçenca të këtilla të një kohe degradimi, kompensohen nga institucionet apo tradita e tyre, në vendin tonë, institucionet duhet ende të krijohen. 

Vështirë se mund të gjendet ngjashmëri më e madhe sesa mes dy opozitarëve të Greqisë dhe Shqipërisë, pra mes Lulzim Bashës, kryetar i Partisë Demokratike dhe Kyriakos Mitsotakis, drejtues i Demokracisë së Re. 

Për z. Basha ne dimë se është një beniamin i z. Berisha, një i përzgjedhur në krye të PD-së për arsye që nuk dihen. Atij ju hap rruga menjëherë në vitin 2005, u bë ministër i Transporteve e mandej i Brendshëm, u përfol për 200 milionë euro në rrugën Durrës- Kukës dhe ishte në vendin e gabuar më 21 janar 2011. Z. Basha ka provuar të jetë shumë i aftë në ndjekjen e axhendave personale pavarësisht situatave që i krijohen. 18 maji ishte një shembull që ka si pasojë një listë deputetësh si zgjedhje private e tij. Ai akuzohet shpesh, edhe pse pa prova, për instrumentalizim të pozicionit për llogari të familjarëve të tij. Astrit Patozi, një nga kundërshtarët e fundit, ka folur hapur për “Lista të Kunatit”, ndërkohë që ka spekullime se disa vendimmarrje në Tiranë për leje ndërtimi favorizojnë edhe spt që flasim interesa të afërta me z. Basha. 

Po z. Mitsotakis?

Ne dimë se z. Mitsotakis vjen nga një familje e njohur pushteti në Greqi. Ai ka shkollim shumë të mirë, premton reforma dhe pritet të bëhet kryeministër i ri i vendit. Pra edhe Mitsotakis e ka marrë si dhuratë detyrën aktuale, njësoj si z. Basha. 

Mësohet diçka më shumë për zotërinë nga një shkrim I këtyre ditëve në EuObserver, sipas të cilit, z. Mitsotakis, edhe pse bërtet kundër nepotizmit, sërish ai ka probleme. Dhe jo të vogla. Sipas autorëve të shkrimit, bashkëshortja e tij doli e përfshirë në Paradisa Papers, ndërkohë që vetë Mitsotakis sipas tyre, rezulton i përfshirë në skandalin më të madh korruptiv të 30 viteve të fundit në Greqi. 
Autorët shkruajnë se Mareva Graboëski-Mitsotakis zotëron 50% të një kompanie të regjistruar në ishujt Kajman, por në momentin e zbulimit ajo ishte divorcuar me Mitsotakis për t’u ribashkuar më vonë. Ajo ka qenë drejtuese ekzekutive e Deutsche Bank dhe sot ka një biznes të vetin. Avokati i saj, Stavros Papastavrou, ka qenë drejtues në Demokracinë e Re dhe përfaqësonte Greqinë në bisedimet me Zvicrën për llogaritë bankare të grekëve. 
Por Mitsotakis që premton ndryshim si kushdo që merret me sportin e politikës, është emër i përfolur në skandalin Siemens. Kompania korruptonte zyrtarët grekë, të PASOK dhe Demokracisë së Re në funksion të përfitimit të kontratave. Ka një fakt vetëm për të: pranoi pajisje telekomunikacioni nga Siemenes flas por që kushtonin 137 mijë €. Këtë thonë autorët që vënë në dukje edhe një fakt: Mitsotakis qëkurse ka marrë detyrën politike është lavdëruar nga shumë media të huaja, si WSJ dhe sidomos mediat gjermane si Frankfurter Allgemeine Zeitung, Sueddeutsche Zeitung, Die Taz, Die Welt, por pa ia përmendur zullumet në fjalë. 
Ky element i fundit, sikurse fakti se ai është sot para në sondazhe në raport me partinë e kryeministrit Tsipras, e dallojnë nga Lulzim Basha i Shqipërisë. Një fizionomi, një rrugë dhe më e keqja, një teknologji mashtrimi. Në fund duhet mbajtur në konsideratë fakti se kur ndonjë media e huaj shkruan dhe lavdëron ndonjë nga këta “liderët” e fshatit ballkanik, me siguri që duhet ta konsiderojmë si angari gazetareske për interesa të caktuara sesa si shembull të intuittës së mediave në fjalë. Kështu duhen parë edhe shkrimet e shumta për kryeministrin Edi Rama që I tregëton lustrat që i ble jashtë si lëvdata për reforma. 

E njëjta gënjeshtër për indigjenët që nuk heqin dorë nga dalldia për pasqyrat(kujtoni fotografinë e z. Basha me Trump në fushatë dhe kujtoni sëkëlldinë e Edi Ramës për të. Mos harroni po ashtu budallallëqet maniakale mediatike të Erjon Veliajt). 

E njëjta skemë e korruptuar dhe i njëjti sistem që menaxhohet nga Donald Lu-të e radhës në vendet përkatëse. Ka patjetër një ndryshim: media në Shqipëri nuk do, nuk di dhe nuk e lënë që të ndjekë paraë e politikanëve që në fakt punohen nga të tjerë, herë për “të bërë shtet”, e herë “për mirëqenien tonë”. 

https://euobserver.com/opinion/140388

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.