Qytetet misterioze të Kinës (Foto)

Postuar në 04 Janar, 2018 10:04

Në Kinë ka me qindra qytete që kanë pothuajse çdo gjë të nevojshme për një jetesë moderne: ndërtesa të larta, pallate banimi, gradaçela, madje dhe godina të artit publik. Të gjitha përveç asaj më të rëndësishmes: njerëzve

Këto qytete misterioze - dhe pothuajse bosh - janë pjesë e planit të Kinës për të zhvendosir deri në 300 milion njerëz që jetojnë në zonat rurale në qendrat urbane. Zona Kangbashi e Ordos janë tashmë të përgatitura dhe të gatshme për të akomoduar njerëz.

Fotografi Kai Caemmerer  i impresionuar nga këto plane urbane udhëtoi në vitin 2015 në Kinë për t’i eksploruar. Albumi i tij “Unborn Cities” përshkruajnë një lloj krejtësisht të ri të zhvillimit urban. "Ndryshe nga SHBA, ku qytetet shpesh fillojnë të vogla dhe rriten, këto qytete të reja kineze ndërtohen thuajse plotësisht para se të akomodohen njerëzit" tha ai për Business Insider.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.