Makron kundër “trekëndëshit” të luftës

Postuar në 04 Janar, 2018 12:34

Presidenti francez Emmanuel Makron u pozicionua të mërkurën në favor të vazhdimit të një "dialogu të përhershëm" me Teheranin, duke thënë se vendet si Izraei dhe Arabia Saudite që kanë denoncuar vazhdimisht marrëveshjen mbi programin bërthamor të republikës islamike të Iranit me SHBA, po ndjekin një rrugë që "çon në luftë me Iranin".

Duke pohuar se ka në plan të vizitojë Teheranin, pavarësisht anulimit të vizitës përgatitore që do të bënte të  premten Ministri i Jashtëm, Jean-Yves Lentrian, shefi i Elizesë shpjegoi pse ai mendon se është e nevojshme të "rritet presioni ndërkombëtar mbi Iranin" por pa ndërprerë marrëdhëniet me Republikën Islamike. Në këtë rast, ka një rrezik "për të rindërtuar  boshtin e së keqes”-tha Makron duke iu referuar një deklarate të ish-presidentit amerikan George Ë Bush për Iranin, Irakun, Korenë e Veriut dhe shtetet e tjera.

"Arsyetimi zyrtar nga SHBA, Izraeli dhe  Arabia Saudite, që janë aleatët tanë në shumë aspekte  na çon në luftë me Iranin"-shtoi Makron duke folur për një "strategji të qëllimshme të disave".  "Është shumë e rëndësishme që të ruajmë një balancë. Ne kemi nevojë për një strategji rajonale për të kufizuar veprimet iraniane por nëse ndërpresim çdo diskutim bota do të shkojë drejt një "përplasje ekstreme" këmbënguli Makron.

Forcat iraniane që shpallën të mërkurën fundin e një "rebelimi u përballën  që të enjten e kaluar me një valë protestash dhe trazirash gjatë të cilave u vranë të paktën 21 persona. Kjo lëvizje është e para e kësaj shkalle që nga viti 2009,  kur demonstratat masive për rizgjedhjen e ultra-konservatorit Mahmoud Ahmadinejad u shtypën me dhunë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.