Kroacia: Do të përdorim të gjitha mjetet nëse Sllovenia ndërmerr veprime të njëanshme

Postuar në 03 Janar, 2018 11:50

Kroacia nuk pranon të zbatojë vendimin e gjykatës së arbitrazhit që i dha të drejtë Sllovenisë për një rrip detar në gjirin e Piranës. Në një intervistë televiIve të këtyre ditëve, ministrja e Jashtme dhe për Çështjet Europiane, Marija Pejcinovic-Buric, ka deklaruar se do të përdoret çdo mjet për të ruajtur atë që ajo e quajti tokë kroate. 

“Bija kufitare me Slloveninë u caktua në vitin 1991 dhe asgjë nuk ka ndodhur në terren. Ky është padyshim territor kroat dhe asnjë ligj slloven nuk mund të zbatohet në territorin e Kroacisë”, tha ajo. 

Sipas saj çdo përpjekje për të ndryshuar realitetin në terren është e papranueshme dhe se në një eventualitet të tillë, “Kroacia do ta mbrojë veten me të gjitha mënyrat që ka në dispozicion”. 

Ajo ka shtuar  se vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit nuk mund të zbatohet në mënyrë të njëanshme duke ftuar Slloveninë për dialog. 

Sllovenia ka kërcënuar se do të gjobisë me 40 000 € peshkatarët kroatë që kalojnë në ujërat që gjykata ia njeh asaj, por Zagrebi e konsideron këtë masë të pamundur për t’u zbatuar. 

Ministrja deklaroi se shpreson që konflikti të zgjidhet në vitin 2020, kur Kroacia do të ketë presidencën e BE-së. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.