Protestat në Iran, aktivizohet karta e monarkisë?

Postuar në 02 Janar, 2018 21:15

Kanë mjaftuar pak ditë protesta që aktorë të ndryshëm në Perëndim të zbulojnë axhendën politike që lidhet me Iranin. 

Mesazhet e Presidentit amerikan, Trump dhe mandej dalja e kryeministrit izraelit, Netanyahu, paralajmërojnë vetiu se këta dy aleatë dhe armiq të deklaruar të Teheranit zyrtar janë në vepim për ndryshimin e regjimit. ShBA trashëgon një marrëveshje bërthamore që ka vendosur ta hedhë poshtë dhe me këtë rast e ka kthyer politikën e vet në Lindjen e Mesme në një bast për të cilin do t’I mungojë aleanca me Europën. 

Por një tjetër zhvillim që duket se i paraprin shum protestave në Iran është edhe aktivizimi në rrjetet sociale i djalit të Shahut të dikurshëm të Iranit, 57 vjeçarit, Reza Pahlavi. Në disa postime të njëpasnjëshme, Pahlavi propagandon nevojën që sot të gjithë të mbështesin popullin iranian, duke theksuar se “teokracia njësoja si komunizmi është sistem i dështuar”. 

Aktivizimi i Pahlavit është një mënyrë publike për të rifaktorizuar kartën monarkiste ndërkohë që protestuesit në Iran kanë nisur të kërkojnë në disa raste restaurimin e monarkisë. 

Është ende herët për të folur për ndërhyrje nga jashtë, por kjo nuk përjashtohet me një vend si Irani të cilin ShBA dhe Izraeli e shohin ngado në Lindjen e Mesme. Vetëm pak muaj më parë, në ShBA u deklasifikuan dokumente që hidhnin dritë mbi përfshirjen e CIA-s në rrëzimin e Mossadegh në Iran në vitin 1957 dhe mandej sjelljen në pushtet të Shahut të fundit. I cili u akuzua se e ktheu vendin në një gati koloni të ShBA pa përfituar me këtë rast edhe mirënjohjen e tyre, pasi pas largimit nga pushteti atij nuk iu dha azil deri sa u deklarua se vuante nga kanceri. 

http://www.respublica.al/2017/01/05/fantazma-e-mosaddegh-–-shba-po-paguan-atë-që-u-bëri-të-tjerëve-për-50-vjet

Po kështu, regjimi monarkik u bë i njohur në botë për operimin e një shërbimi sekret tejet represiv, SAVAK, çka thuhet se çoi edhe në shpërthimin e revolucionit të vitit 1979. Irani ka shumë armiq edhe në Lindjen e Mesme, thuajse të gjitha monarkitë arabe, për shkak edhe të faturës që politika e tij gjeneron në Siri, Liban, Irak, Jemen, por edhe për çështjen kurde. 

Një tjetër qasje që po e lexon të kapur në shah mat regjimin e ajatollahëve është edhe ajo ekonomiko-financiare. 

Në një analizë të sotme publikuar nga Qendra Sadat-Begin, profesori Hillel Frisch shkruan se aleatët e ShBA në Lindjen e Mesme plotësojnë nevojat e politikës amerikane, ndërkohë që zgjatimi i Teheranit në rajon po than burimet e brenshme. Sipas prof. Frisch, një politkkë e jashtme e kushtueshme po provokon ngritjen e një opozite të brendshme dhe kjo vihet re në thirrjet e protestuesve që flasin për përqendrim në zhvillimin e vendit. 

https://besacenter.org/perspectives-papers/iran-protests-us-alliances/

Skenari është i njëjti me atë të operuar në vendet arabe, Egjipt, Libi, Siri. E vetmja e panjohur është se deri ku do të shkojë vala e protestave të nisura, pork a pak shanse që regjimi i tanishëm të dëshmojë atë dobësi që dëshmoi Shahu i fundit, i cili siç thuhet la vendin pasi nuk donte përgjakje të njerëzve të tij. Nga viti 1979 e deri më sot kanë ndodhur shumë gjëra që të mund të pajtojnë kollaj ShBA-në me iranianët, sidomos lufta 8-vjeçare me Irakun, ku regjimi i Sadam Husseinit përdori edhe armë kimike të furnizuara nga ShBA, që sot po tregojnë se nuk çojnë dot përpara interesat e veta në Lindjen e Mesme pa hequr regjimin aktual në Teheran. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.