12 të vdekur nga protestat në Iran

Postuar në 01 Janar, 2018 14:11

Ka arritur në 12 numri i të vdekurve në protestat antiqeveritare që po zhvillohen në Iran. Media të ndryshme raportojnë për një natë të përgjakur të ndërrimit të viteve, ndërkohë që një ditë më parë presidenti i vendit, Rouhani, deklaroi se pranohet protesta dhe kriticizmi, por nuk do të tolerohet asnjë dëmtim i pronës private. 
Sipas BBC-së policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe përdorur hedhëse uji për të shpërndarë njerëzit në sheshin “Engheleb” në Teheran, ndërkohë që protest aka patur edhe në Kermanshah dhe Khorramabad dhe në Shahinshahr dhe në Zanjan.
Por fillimi i protestave ishte në qytetin e dytë të vendit në Mashhad dhe po konsiderohen si lëvizjet më të mëdha antiqeveritare që nga viti 2009, të cilat u shtypën brutalisht. 
Thirrje për ndërhyrje ka bërë edhe shefi i gjyqësorit Ajatollah Sadeq Amoli – Larijani, që ka deklaruar se “dikush po shfrytëzon situatën”.
BBC-ja referon televizionin shtetëror iranian të ketë raportuar se ka patur përpjekje për të marrë nën kontroll disa stacione policore dhe baza ushtarake, por ato janë kundërshtuar me forcë. 

Protestat kanë si motiv kryesor çështje ekonomike, por autoritetet kanë folur edhe për përfshirje të militantëve të ISIS. 

Duhet thënë se tensionet pasojnë vlerësimet e shumta në mediat perëndimore se Irani ka fituar betejën për dominim rajonal, sidomos me zhvillimet në Siri, Liban dhe në Jemen. 
Po kështu protestat vijnë ndërkohë që ShBA i kanë dhënë një goditje shumë të fortë edhe OKB-së duke i hequr financimin me 295 milionë dollarë, çka e bën përballjen ndërkombëtare të pamenaxhueshme në kuptim të rendit ndërkombëtar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.