Lindja e Mesme, radha i vjen Iranit për protesta

Postuar në 31 Dhjetor, 2017 21:57

Protestat në Iran kanë vijuar për të tretën ditë dhe bashkë me to edhe jehona në mediat perëndimore që kanë lokalizuar menjëherë shkakun: regjimi i ajatollahëve provokon probleme. Sot janë raportuar edhe viktima, ndërkohë që qëndrimi zyrtar i Teheranit është se protestat janë organizuar nga agjentë të shërbimeve të huaja.
Presidenti iranian, Hasan Rouhani ka deklaruar gjatë një mbledhjeje të kabinetit qeveritar se:
“Ne jemi një komb i lirë dhe bazuar në Kushtetutë dhe të drejtta qytetare njerëzit janë tërësisht të lirë të shprehin kriticizmin e tyre she edhe të protestojnë”. 
Por teksa ka bërë këto komente, presidenti iranian ka shtuar se me të drejtën për të kritikuar nuk mund të ecë edhe dhuna. 
Rouhani nuk ka lënë pa komentuar edhe qëndrimet dhe mesazhet e presidentit amerikan Donald Trump, që shkroi në rrjetet sociale se “njerëzit e mirë të Iranit duan ndryshim”. 
Për Rouhanin, Trump nuk ka të drejtë të ndihet i keqardhur për popullin e Iranit të cilin muaj më parë e quajti terrorist

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.