Vallen e “muajit të mjaltit” në Ballkan e imponon tjetërkush

Postuar në 28 Dhjetor, 2017 18:01

Ballkani po kalon një klimë pozitive dhe kjo po konstatohet gjerësisht jo vetëm nga shtypi, por edhe nga qaqet politike që ndjekin zhvillimet. Udhëheqja politike në trekëndëshin, Shqipëri, Greqi, Maqedoni po investohet për të zgjidhur mosmarrëveshjet në një garë me kohën siç thotë gazeta “Rizospastis”, organ i së majtës ekstreme në Greqi, ose thënë ndryshe zëdhënëse e qëndrimeve të Partisë Komuniste.

Sipas këtij këndvështrimi, proceset për konsultime intensive diplomatike midis Greqisë,  Maqedonisë dhe Shqipërisë në kuadrin e planeve më të gjera euroatlantike për pranimin e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe NATO po nxiten në kontekstin e konkurrencës së Rusisë në rajon.

“Rizospastis” thotë se vallen e ka tërhequr i pari Zëvendës/Ndihmës Sekretari i Shtetit, Hojt Bryan Yi, i cili i ka bërë të qartë si Greqisë, ashtu edhe Serbisë, Maqedonisë e Shqipërisë se kanë një shans të madh për të zgjidhin problemet.

Presioni është i madh që deri në samitin e NATO-s në korrik përpjekjet për të zgjidhur çështjen e emrit të Maqedonisë të intensifikohen.  Gazeta thotë se udhëheqja maqedonase e kupton se nuk ka shumicë të qartë në favor të ndryshimit të emrit, prandaj nuk duket aq real opsioni për të shkuar në një referendum, teksa aktorët perëndimorë kanë kërkuar të mos mbështetet në referendumi nëse përgjigjia nuk do të jetë “Po” e sigurtë.

Përveç kësaj, zyrtarët e Ministrisë së Jashtme greke theksojnë gjithashtu "avancimin" me Shqipërinë. Ata i quajnë "hapa pozitivë" vendimin  e qeverisë shqiptare për rindërtimin e tempullit të Shën Athanasit në Himarë, dhënien e shtetësië shqiptare Kryepeshkopit Anastas, bashkëpunimin bilateral për varrezat e luftës italo-greke  dhe "heshtjen" e kryeministrin shqiptar Edi Rama, e cili sipas gazetës deri vonë nuk humbiste rast për të sulmuar Greqinë.

Të njëjtat burime theksojmë se në këtë mënyrë mund të ndërtohet një klimë e mirë në funksion të takimit të ardhshëm mes dy ministrave në Korçë, ku në fokus do të jenë  çështja e kufirit detar, heqja e ligjit të luftës dhe çështja çame.

https://www.rizospastis.gr/story.do?id=9650120

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.