Asnjë emër, asnjë provë...

Postuar në 28 Dhjetor, 2017 00:33

Sot ka shkruar për votën e Shqipërisë në OKB për Jeruzalemin edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Nuk është hera e parë këto ditë që z. Berisha flet për këtë çështje, por shkrimi i sotshëm pason një serial konspirativ të opozitës që po kërkon të na bindë vetëm për një gjë: Edi Rama është antiamerikan dhe cenon raportet me SHBA-në. 

https://www.facebook.com/SaliBerisha/posts/925904694237105

Ky është një konstatim shumë problematik qoftë edhe në planin logjik, pasi z. Rama e di fare mirë se nuk ka pse ta prodhojë këtë kosto për veten. Por nuk ka rëndësi kjo edhe aq. Rëndësi ka argumenti që një ish-president dhe një ish-kryeministër sjell për një çështje të tillë. Lexojeni shkrimin e z. Berisha dhe aty mund të kuptosh vetëm një gjë: z. Berisha duke iu referuar vetëm bindjes së vet, na thotë se votën e qeverisë shqiptare në OKB e ka kushtëzuar një palë e tretë.

Nuk është hera e parë që  ndodh kjo lloj politike. Mirëpo z. Berisha duhet të sqarojë me prova dhe të dhëna të besueshme se kjo ka ndodhur vërtet. Se ka patur negociata, presione, takime etj., mandej të na sqarojë se cili është interesi I këtij pazari hipotetik.

Duhen emra, emra shtetesh të paktën, kompanish, duhen emra biznesmenësh etj.. Aq më tepër është e natyrshme një kërkesë e tillë, kur jemi dëshmitarë se akuzatorët dhe denoncuesit dixhitalë të sjellë nga z. Berisha janë të të gjitha fushave. Dhe nuk është në nderin e një ish-presidenti që ta ndalë masën e denoncimit tek emri i ndonjë polici, doganieri, tatimori. Duhen disa denoncime edhe më të mëdha.

Kjo ka të bëjë  me besueshmërinë, pasi vështirë se ka ende naivë që besojnë se opozitës po i digjet xhani për shqiptarët dhe SHBA. Shfletoni pak mediat opozitare të muajve nëntor të vitit të shkuar kur në SHBA zhvilloheshin zgjedhjet presidenciale. Me siguri do gjeni brohorima për Clinton, madje deri ditën e zgjedhjeve kur nuk dihej nga do shkonte.

Është e qartë se kjo opozitë klloun që bën Pazar me pushtetin nga mëngjesi në darkë, nuk mund të bëjë simpatizantë në këtë kauzë. Sepse ajo nuk po prodhon debat dhe as po krijon kushtet për llogaridhënie. Ajo nuk po i lë njerëzit të analizojnë, por po bërtet sa ka në kokë dhe po bën pretencë. Dhe është kjo opozitë që kur bëhej reforma në drejtësi ulërinte për sovranitet. Meqë nuk e ka këtë aftësi, atëherë le të na thotë ca të vërteta, me fakte dhe prova. Që të paktën ta marrim seriozisht kur përfaqësues të saj flasin edhe pse kuptohet se flasin për tjetërkënd dhe të tjera qëllime. 

Është e tepërt edhe për shqiptarët, që të besojnë se për këtë çështje të mund të ketë denoncime nga ambasada dixhitale, apo ndonjë monarki dixhitale, dashamirëse ndaj kauzës opozitare në Shqipëri.

Comments

Submitted by timur (not verified) on

Mes te tjerash,shkruhet me siper: "Duhen disa denoncime me te medha".
Me perulesi dhe modesti,po ju permend disa nga denoncimet me te medha qe ka bere Sali Berisha:
- Berisha ishte i pari qe denoncoi kanabizimin e vendit;i pari qe denoncoi perdorimin e avioneve dhe skafeve per trafikun e droges;
- Berisha ishte i pari qe denoncoi ish-Ministrin e Brendshem,Saimir Tahiri,per makinen e tij qe e kishte vene ne disopzicion te trafikanteve,per lidhjet e tij me trafikantet,duke i permendur zoterinjte trafikante me emer dhe mbiemer,nje per nje,te gjithe,paperjashtim;
- Berisha ishte i pari qe denoncoi kreret e larte te policise,me emer dhe mbiemer,nje per nje,ata krere policie qe sot jane nen hetim,ose ne arrati;
Kur Berisha bente keto denoncime TE MEDHA,te gjithe qeshnin e zgerdhiheshin,talleshin me "policin,doganierin,tatimorin dixhital".Duhen prova prova,i thoshin, e leri keto marrezit e x-it dixhital!
Sali Berisha i jepte provat,jepte vendin,oren,mjetet gjithe te dhenat e tyre,trafikantet dhe policet me emer dhe mbiemer... por,prape i thoshin prova prova,keto jane llogje dixhitale!
Duket sikur u desh nje nderhyrje nga lart (renia e avionit me droge) per te dhene proven e pare ne sy te te gjithe publikut,per t'ua mbyllur gojet qenefeve politike dhe mediatike qe zgerdhiheshin e zgerdhesheshin e tallnin e perqeshnin.
E me pas,te gjithe keto denoncime te medha ,u vertetuan plotesisht,dhe per ironine me te madhe,me te gjitha hollesite qe kishte dhene Sali Berisha.
Prape i kerkohet te beje denoncime te medha...!!!
Une,perseri,po e them nje: implikimin e vellait te Kryeministrit te Shqiperise,Edi Rama,pra te Olsi Rames,ne trafikun e kokaines(grupi i xibrakes).
Eshte nje denoncim qe Sali Berisha e ben shpesh,pothuaj cdo seance parlamentare,pa permendur rrjetet sociale.
Sa i perket votes kunder SHBA-se nga Qeveria shqiptare dhe Kryeministri i saj Edi Rama,akuzat e opozites,ne thelb qendrojne.Ngado qe ta kapesh,eshte nje vote e shitur;dhe me kot lodheni duke e banalizuar ate,si nje shitblerje me para ne dore!Ka lloj lloj shitblerjesh.E per kete,provat,ashtu sic i kerkoni ju,askush nuk mund t'i jape,tani per tani;por do dalin me vone.
Gjithsesi nje gje e mire ka dale nga kjo: kane rene shume maska.c'ka ka bere qe shume politikane,analiste,gazetare,intelektuale te zbulojne fytyren e tyre te vertete majtisto-krahinore.
Majtisto-Krahinore,sepse shumica derrmuese e tyre jane te se njejtes ideologji dhe krahine.Edhe ndonje i djathte qe qellon,prape eshte nga e njejta krahine.
Eshte dicka qe perseritet e perseritet vazhdimisht,kur behet fjale per qendrime te medha te politikes kombetare: ndarja politiko-krahinore!
Per ti rene me shkurt, te gjithe keta qe brohorasin psikopatine e Kryeministrit Rama,jane shumica e tyre te majte,me origjine krahinore te perbashket ,por edhe kur jane te djathte,prape kane origjine te njejte krahinore...!!!
Keta zoterinj kane qene dhe jane kunder bashkimit kombetar,Shqiperi-Kosove;Dhe,jane edhe kunder ShBA-se per rastin ne fjale,pikerisht pse jane te pandjeshem fare ndaj ceshtjes se Kosoves.
(P.S: kam nje pyetje per te gjithe ata qe mund ta lexojne komentin: ore,pse te gjithe ata politikane,gazetare,analiste,intelektuale etj,qe jane kunder bashkimit te Kosoves me Shqiperine na qelluakan te jene te gjithe, PAPERJASHTIM, nga Jugu,kurse ata politikan,egazetare,analiste,intelektuale etj nga Veriu jane te gjithe, PAPERJASHTIM, pro bashkimit ?!!!)

Submitted by Kafe e hidhur (not verified) on

Ty usta te te rroje berisha dhe e pac me jete..un ty nuk arrij te te bind me ato mend qe ke..po pate ne mendje ndarje veri jug e arsyetime krahinore vetem per bashkim s,je..gjithsesi suksese ne jete ty dhe babait te kombit qe furnizoi serbine me nafte..fakt i pranuar nga ai vet

Submitted by timur (not verified) on

Kerkuat denoncime te medha nga Sali Berisha?! Une jua thashe disa.Me te medha se keto nuk ka.ah,se harrova ta permendja edhe 20%-in dhe qindra milion eurot e Edi Rames.
Ju si gazetare,keni gje te thoni per akuzat ndaj Olsi Rames?!
Ju si gazetare,patjeter qe keni degjuar ne biseda me miq dhe kolege per implikimin e Olsi Rames ne trafikun e droges.Shumica e dine qe sali Berisha ka te drejte.Sepse,informacionet private nga vete brenda Policise se Shtetit i kane shume gazetare dhe redaksi gazetash.
Atehere,pse nuk flisni per kete?!
Jo vetem kaq, ju jo vetgem qe nuk flisni,por beni sikur nuk degjoni akuzat e Berishes,te cilat jane vertetuar deri me tani katerciperisht.
Jo vetem kaq akoma,ju jo vetem qe beni sikur nuk degjoni,por edhe akuzoni Berishen se ben llogje kot,dhe shkoni deri aty sa me nje lehtesi te cuditshme paciperie i kerkoni "denoncime te medha"...!!!
Sa per ndarjen krahinore,une vetem sa permend nje fakt shume te hidhur,qe per shume te tjere eshte tabu.Per 45 vite me radhe,pushteti komunist pervecse i tille,ishte edhe krahinor.Thellesisht e rrenjesisht krahinor.Ata pak qe ishin nga Veriu,ose u bene objekt talljeje e barcaletash,ose u akulturuan gjer ne ate pike,sa u bene me jugsa se vete jugoret,sic ishte rasti i Ramiz Alise.
Pas renies se komunizmit,pasardhesit e tyre bene nje propagande te hapur krahinore kunder qeverise se re Demokratike ,vetem pse presidenti i saj ishte nga Veriu.Kjo propagande kulmoi ne 1997,kur ish-komunistet socialiste nxiten popullsite e Jugut ne revolte kunder "malokut" Berisha qe,sipas tyre,donte te behej mbret si maloku tjeter,Ahmet Zogu.
Kjo propagande percarese e socialistave vazhdon edhe sot e kesaj dite.Ia kane pare hajrin.Edi Rama,prsh,kur i duhen vota,neper mitingje u flet beratasve,fierakeve apo vlonjateve,sikur te ishin vellezer te nje gjaku,ne kuptimin fisnor te fjales,ne dallim me ata "alpinet" qe sipas Rames "edhe kullat e bukura(ironi prej bothmuti kjo) qe ua paten lene te paret,i shkaterruan".
Berisha le te rroje,une jam krejt indiferent ndaj tij.Ate ceshtjen e naftes ,sic e thoni ju, e ka pranuar ai vete,dhe edhe e ka shpjeguar.Socialistat dhe gazetaret e analistet e tyre,e permendin shpesh kete punen e naftes.Qellimi i tyre eshte vecanerisht i lig: te armiqesojne Sali Berishen me shqiptaret e Kosoves!
Eshte e kote,jua them kete me bindjen maksimale.
Cdo akuza qe i behet Berishes nga socialistat dhe analistet krahinore,jo vetem qe nuk krijon ate pershtypje te kosovaret por,perkundrazi,i ben ata ta admirojne edhe me shume,duke shprehur ne te njejten kohe percmimin per akuzuesit zemerliq me fjalet: kto jan rrebellat e Shqipris!
Dhe se fundi edhe njehere po e perseris pyetjen: zoterinj te nderuar,pse te gjithe ata politikane,gazetare,analiste,intelektuale qe jane kunder bashkimit te Kosoves me Shqiperine,jane,ne shumicen derrmuese te tyre nga Jugu,kurse nga Veriu nuk gjen nje politikan,gazetar,analist apo intelektual qe te jete kunder?!
Ja,kesaj pyetjeje pergjigjuni,nese keni kurajo.
E kame bere edhe ne forume te tjera;dhe e dini,keshtu heshtin te gjithe,pervec ndoca komentuesve anonime,qe e thone hapur dhe me sinqeritet ate qe te tjeret e fshehin.

Submitted by redaksia on

Nuk po dua te nderhyrj ne dialogun tuaj me veten, por per pyetjen qe shtroni duhet te themi se ne Kosove ka gazetare qe jane kunder bashkimit me Shqiperine. Tema  e bashkimit eshte e gjere dhe ata qe bertasin per te nuk eshte e thene te udhehiqen nga emocionet, por edhe nga axhenda te caktuara. Sikunder qe edhe ata qe e kundershtojne apo jane te ftohte ndaj saj nuk jane domosdoshmerisht krahinore e te ngushte. 

Beni nje analize Ju Lutem per kete ceshtje dhe do ta publikojme. Kuptohet me origjinen tuaj bashkengjitur dhe emrin meqe i kushtoni rendesi. 

 

Submitted by timur (not verified) on

Eshte e vertete qe ne Kosove ka gazetare dhe analiste apo edhe intelektuale qe jane kunder bashkimit me Shqiperine.Por,ky eshte nje argument tjeter.Megjithate,une po jap edhe nje te dhene interesante qe e kam detektuar kur kam dashur te gjej arsyet se pse jane kunder,qe eshte: reagim ndaj refuzimit qe vjen nga Shqiperia ame! Per ta sqaruar me mire: pikerisht keta kosovare qe jane kunder bashkimit qe thoni ju,ankohen mese shumti edhe per megallomanine,snobizmin,shperfilljen e kolegeve te tyre nga Shqiperia.Duket si shume naive,por keshtu eshte: ju s'doni,as ne s'duam.
Per te sqaruar edhe mire ate qe thashe per krahinoret,them keshtu: jo te gjithe analistet,gazetaret dhe intelektualet nga Jugu jane kunder bashkimit( eshte idiotesi te mendosh keshtu),por,me ane tjeter, shumica derrmuese e atyre qe jane kunder bashkimit,jane nga Jugu;nderkohe qe nuk di asnje gazetar te njohur,analist apo intelektual nga Veriu( i Shqiperise eshte fjala) te jete shkrehur kunder ketij bashkimi.Nese ju te nderuar te redaksise me jepni nje emer,thuajeni dhe ma mbyllni gojen.
Per te sqaruar edhe pse i jap kaq rendesi,po them: e bej me qellimin e mire,qe te tregohet me shume takt(se ndjeshmerise tuaj,nuk kam c'i bej as une e askush tjeter;nuk mund te te shtyje dikush qe te duash me pahir dhe askush nuk eshte i detyruar te jete i ndjeshem me zor per ceshtjen e Kosoves);por,te pakten mund te ndikoje sadopak tek takti;eshte shume e rendesishme te tregohet pak takt.
Ju e quani dialog me veten,por te jeni te sigurte,se kam komentuar edhe ne forume te tjera shkrime te analisteve dhe opinionsteve te njohur;ka patur rast,qe kam marre pergjigje nga ata;ka patur rast,qe i eshte kerkuar redaksise se gazetes qe te hiqej komenti im nga donje prej tyre.Dhe,ajo qe kam vene re eshte se verejtjet e mia ndaj krahinorizmit te tyre,nuk kane kaluar edhe aq kot.

Submitted by A (not verified) on

Duhet te jesh ose shume naiv,ose shume .... qe te kerkosh prova, VOTA kunder a nuk te duket prove?

Submitted by sancopanco (not verified) on

Vota kunder konsiderohet prove nga gomere te sojit tend jo nga njerez me arsye dhe me moral, or Tuuunxh.

Submitted by A (not verified) on

Rilindas i moralshem dhe i aresyeshem qe nuk dini gje tjeter vetem ofendime.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.